trump negociatoret iraniane frikesohen se do te vriten nga teherani 69c505c2ed57c

Trump: Negociatorët iranianë frikësohen se do të vriten nga Teherani

March 26, 2026
1 minut lexim

“Negociatorët iranianë kanë frikë se do të vriten nga Teherani”, deklaroi Donald Trump. Ai këmbënguli se Irani po merr pjesë në bisedime paqeje, duke shtuar se mohimet e Teheranit vijnë nga frika e negociatorëve iranianë se mund të vriten nga bashkëkombësit e tyre. “Ata po negociojnë dhe duan të arrijnë një marrëveshje me çdo kusht. Por kanë frikë ta thonë, sepse mendojnë se do të vriteshin nga vetë njerëzit e tyre”, deklaroi presidenti amerikan.



“Lajmet e rreme” raportojnë se Shtetet e Bashkuara nuk po ecin mirë në luftë, shtoi më tej Trump. “Nëse dëgjoni lajmet, do të mendonit se po humbasim një luftë në Iran. Ne po e shkatërrojmë palën tjetër. Po fitojmë në mënyrë të jashtëzakonshme. Askush nuk ka parë ndonjëherë diçka të tillë si ajo që po bëjmë në Lindjen e Mesme me Iranin”, tha ai.

Trump përsëriti bindjen e tij se Irani “ishte dy javë larg prodhimit të armës bërthamore kur unë sulmova”. Ai gjithashtu këmbënguli se Shtetet e Bashkuara e kanë “fituar luftën” kundër Iranit “në dy ditët e para” të operacionit Epic Fury.

Presidenti amerikan pranoi se kostot e benzinës dhe të jetesës në përgjithësi janë rritur që kur ai nisi luftën kundër Iranit. “Por më duhej të eliminoja kancerin që është Teherani”, tha ai gjatë aktivitetit në Uashington. “Tani do të rindërtojmë ekonominë më të fortë në botë”, shtoi ai, duke akuzuar më pas demokratët për inflacionin.

Burimi: opinion.al

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

vitin e kaluar rreth 1 800 qytetare magjistruan dhe specializuan ne maqedonine e veriut 69c4eabf057c2
Lajmi i mëparshëm

Vitin e kaluar rreth 1.800 qytetarë magjistruan dhe specializuan në Maqedoninë e Veriut

mbi 50 e vaucereve per kondicioneret inverter jane terhequr 69c506afe4eda
Lajmi i radhës

Mbi 50% e vauçerëve për kondicionerët inverter janë tërhequr

Të fundit nga

KFOR kryen inspektim në minierën e Trepçës

Specialistët e Sigurisë së Eksplozivëve të Forcës së Kosovës (KFOR) të udhëhequr nga NATO, nën koordinimin e Xhenierëve të Përbashkët të Shtabit të KFOR-it (HQ J-Eng), kryen një inspektim të përbashkët të
ShkoLartë