trump mesazh te prere hamas respektoni marreveshjen pa derguar forca ushtarake 68f215c297b8b

Trump mesazh të prerë Hamas: Respektoni marrëveshjen pa dërguar forca ushtarake

October 17, 2025
1 minut lexim

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump paralajmëroi se forcat “shumë shpejt, shumë afër” mund të hyjnë në Gaza nën patronazhin e SHBA-së” nëse grupi palestinez Hamas nuk arrin të zbatojë kushtet e marrëveshjes së armëpushimit në Gaza me Izraelin.



“Nuk thashë se kush do të hyjë, por dikush do të hyjë. Nuk do të jemi ne. Nuk kemi pse të hyjmë. Ka njerëz, shumë afër, shumë afër që do të shkojnë dhe do ta bëjnë këtë punë, shumë lehtë, por nën patronazhin tonë”, tha Trump para gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë.

“Është qetësuar. Është një lagje e vështirë, e dimë këtë. Kemi një angazhim prej tyre dhe supozoj se do ta respektojnë këtë angazhim. Shpresoj ta bëjnë, dhe e di, e kuptoj që sollën disa trupa shtesë sot”, shtoi ai.

Një udhëheqës i Hamasit të enjten riafirmoi angazhimin e grupit ndaj marrëveshjes së armëpushimit në Gaza, duke thënë se ajo siguron “fundin e luftës, mbrojtjen e popullit tonë nga agresioni dhe fillimin e rindërtimit”.

Hamasi liroi 20 pengje izraelite të gjalla dhe dorëzoi mbetjet e 10 robërve të tjerë në këmbim të gati 2.000 të burgosurve palestinezë sipas marrëveshjes së armëpushimit.

Faza e parë e marrëveshjes u arrit midis Izraelit dhe Hamasit në fillim të këtij muaji, bazuar në një plan të paraqitur nga Trump. Faza e parë përfshin lirimin e pengjeve izraelite në këmbim të të burgosurve palestinezë. Plani parashikon gjithashtu rindërtimin e Rripit të Gazës dhe krijimin e një mekanizmi të ri qeverisës pa Hamasin.

Që nga tetori i vitit 2023, sulmet izraelite kanë vrarë gati 68 mijë palestinezë në enklavë, shumica prej tyre gra dhe fëmijë, dhe e kanë bërë atë kryesisht të pabanueshme.

Burimi: opinion.al

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

uragani halong sjell permbytje dhe shkaterrime ne alaske 1 person humb jeten 68f211856845a
Lajmi i mëparshëm

Uragani Halong sjell përmbytje dhe shkatërrime në Alaskë, 1 person humb jetën

aktakuze ndaj nje personi per kanosje ne ferizaj 68f216b257baa
Lajmi i radhës

Aktakuzë ndaj një personi për kanosje në Ferizaj

Të fundit nga

ShkoLartë