trump merr telefonate nga ronaldo presidenti nuk ka njeri me te mire se ai 6934a98312d19

Trump merr telefonatë nga Ronaldo, Presidenti: Nuk ka njeri më të mirë se ai

December 7, 2025
1 minut lexim

Një telefonatë nga Cristiano Ronaldo ka gëzuar presidentin Donald Trump.



Në postimin e tij, presidenti amerikan nuk e fshehu admirimin e tij për superyllin portugez të futbollit, duke e quajtur atë “një djalë të jashtëzakonshëm, jo vetëm si atlet, por edhe si person”.

“Cristiano Ronaldo, futbollisti i madh, sapo më telefonoi për të më falënderuar për turin që i bëra këtë javë në Shtëpinë e Bardhë dhe Zyrën Ovale. Ai është një djalë i jashtëzakonshëm, jo vetëm si atlet, por edhe si person. Nuk ka më të mirë se ai!!!”, shkruan ai.

Kujtojmë se muajin e kaluar, Cristiano Ronaldo ishte në Uashington dhe u prit nga presidenti i Shteteve të Bashkuara, në Zyrën Ovale. Ylli portugez mori pjesë në delegacionin saudit që vizitoi kryeqytetin amerikan.

Gjatë vizitës, Ronaldo dhe Georgina Rodriguez u udhëhoqën personalisht nga Trump nëpër ambientet e Shtëpisë së Bardhë, duke vizituar korridoret e dekoruara me portrete të figurave historike dhe piktura në korniza ari. Turi përfundoi në Zyrën Ovale, ku presidenti amerikan i priti ngrohtësisht dhe bëri fotografi me ta.

Burimi: opinion.al

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

zelensky telefonon witkoff dhe kushner zbardhet biseda mes zyrtareve te larte 6934a545d2459
Lajmi i mëparshëm

Zelensky telefonon Witkoff dhe Kushner, zbardhet biseda mes zyrtarëve të lartë

greqia nuk gjen qetesi shenohen lekundje termeti 4 6 balle 6934c167557dc
Lajmi i radhës

Greqia nuk gjen qetësi, shënohen lëkundje tërmeti 4.6 ballë

Të fundit nga

Klubi vendos ultimatum

Çelsi është jashtë garës për titullin kampion në Angli, pasi fitoi vetëm një nga shtatë ndeshjet e fundit të Premier Ligë. Barazimi i fundit me Bornmuth ka tronditur edhe trajnerin Enzo Mareska,
ShkoLartë