trump kritikon kryebashkiakun e londres ne takim me starmer person i keq 6887bcd2ec0d0

Trump kritikon kryebashkiakun e Londrës në takim me Starmer: Person i keq

July 28, 2025
1 minut lexim

Presidenti amerikan, Donald Trump ndau mendimin e tij për kryetarin e bashkisë së Londrës të cilin nuk hezitoi ta shprehte para kryeministrit britanik, Keir Starmer.



Trump, gjatë deklaratave të tij të hënën në takimin me Starmer, u pyet nëse do të vizitonte Londrën gjatë vizitës së tij zyrtare në shtator. Ai u përgjigj se nuk është fans i kryetarit të bashkisë.

“Mendoj se ai ka bërë një punë të tmerrshme, kryetari i bashkisë së Londrës… një person i keq”, tha Trump.

Pastaj Starmer ndërhyri dhe tha se Khan është mik i tij.

I palëkundur, Trump vazhdoi duke thënë për kryetarin e bashkisë: “Mendoj se ai bëri një punë të tmerrshme. Por unë patjetër do ta vizitoja Londrën”.

Më vonë ai tha se i pëlqen si Starmer ashtu edhe Farage, pavarësisht faktit se ata kanë bindje politike të kundërta, sepse “të dy janë njerëz të mirë”.

Burimi: opinion.al

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

vijon zjarri ne lukove vater e re regjistrohet edhe ne fshatin dukat fushe 6887bba80de8c
Lajmi i mëparshëm

Vijon zjarri në Lukovë, vatër e re regjistrohet edhe në fshatin Dukat-Fushë

shtetasi i serbise u kap me targa te falsifikuara te automjetit prokuroria nis procedure hetuese 6887bd4ac2dc0
Lajmi i radhës

Shtetasi i Serbisë u kap me targa të falsifikuara të automjetit, Prokuroria nis procedurë hetuese

Të fundit nga

ShkoLartë