trump kritikon evropen per sanksionet ndaj rusise 68c7e5c6b82ae

Trump kritikon Evropën për sanksionet ndaj Rusisë

September 15, 2025
1 minut lexim

Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se Vladimir Putin dhe homologu i tij ukrainas Volodymyr Zelensky “e urrejnë njëri-tjetrin aq shumë saqë nuk janë në gjendje të flasin mes tyre”.



Ai e tha këtë gjatë një deklarate për gazetarët, duke komentuar mundësinë e një takimi të përbashkët.

Në një tjetër deklaratë, Trump kritikoi edhe sanksionet e vendosura nga Evropa ndaj Rusisë, duke thënë se ato nuk janë mjaftueshëm të forta. Ai kërkoi që vendet aleate të NATO-s të ndalojnë së bleri naftë nga Rusia dhe të vendosin tarifa ndaj Kinës.

Ndërkohë, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky falënderoi forcat ukrainase për dëmet që po i shkaktojnë Rusisë në fronte të ndryshme, përfshirë sulmet në territorin rus me rreze të gjatë.

Zelensky tha se mënyra më efektive për të ndëshkuar Rusinë është goditja e industrisë së saj të naftës, duke i quajtur zjarret në rafineritë dhe depot e naftës si sanksionet më të shpejta dhe më të efektshme.

Burimi: opinion.al

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

elton ilirjani fluturon lart ne javen e modes ne new york 68c7e49356676
Lajmi i mëparshëm

Elton Ilirjani fluturon lart ne javen e modes ne New York

ndodhe ne prizren qytetarja gjen kuleten me para te hollat dyshohet se i mori polici i rastit 68c7e6b1a3a72
Lajmi i radhës

Ndodhë në Prizren, qytetarja gjen kuletën me para, të hollat dyshohet se i mori polici i rastit

Të fundit nga

Moti sot në Maqedoni

2 Shkup, 6 dhjetor – Sot vendi do të jetë nën ndikimin e motit të vranët në të gjithë territorin, i shoqëruar me reshje shiu. Sipas paralajmërimeve të Meteorologjisë (UHMK), reshjet do
ShkoLartë