trump kercenon iranin nese anijet e shpejta shkelin bllokaden do te eliminohen 69dd27410f3d6

Trump kërcënon Iranin: Nëse anijet e shpejta shkelin bllokadën, do të eliminohen

April 13, 2026
1 minut lexim

“Nëse ndonjë nga ‘anijet e shpejta’ i afrohet sadopak bllokadës sonë, ajo do të eliminohet menjëherë”. Kështu është shprehur Donald Trump në një tjetër reagim në rrjetin e tij social Truth, duke theksuar se do të përdorë të njëjtën metodë eliminimi si me tregtarët e drogës me anijet në det.



Trump pretendoi gjithashtu se marina iraniane është rëndë e goditur, ndërsa paralajmëroi se edhe anijet e vogla të sulmit nuk do të tolerohen nëse afrohen pranë zonave të kontrolluara.

“Marina e Iranit është në fund të detit, plotësisht e shkatërruar – 158 anije. Ajo që nuk kemi goditur është numri i tyre i vogël i atyre që ata i quajnë “anije sulmi të shpejtë”, sepse nuk i konsideronim shumë kërcënim. Paralajmërim: Nëse ndonjë nga këto anije i afrohet bllokadës sonë, ato do të eliminohen menjëherë, duke përdorur të njëjtin sistem vrasjeje që përdorim kundër tregtarëve të drogës në anije në det. Është i shpejtë dhe brutal. PS 98.2% e drogës që hyn në SHBA nga oqeani ose deti janë ndaluar! Faleminderit për vëmendjen tuaj ndaj kësaj çështjeje”, shkruan Trump.

Burimi: opinion.al

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

qyteti i shkupit pagoi 750 mije euro per sulmet nga qente endacake 69dd16153342e
Lajmi i mëparshëm

Qyteti i Shkupit pagoi 750 mijë euro për sulmet nga qentë endacakë

sinani serbia po perdor metoda moderne te spastrimit etnik te shqiptareve ne luginen e presheves 69dd28368a077
Lajmi i radhës

Sinani: Serbia po përdor metoda moderne të spastrimit etnik të shqiptarëve në Luginën e Preshevës

Të fundit nga

ShkoLartë