trump kercenon iranin bastarde te cmendur hapeni ngushticen e mallkuar 69d29b4679862

Trump kërcënon Iranin: Bastardë të çmendur, hapeni ngushticën e mallkuar

April 5, 2026
1 minut lexim

Presidenti amerikan Donald Trump ka ashpërsuar gjuhën ndaj Iranit, duke i bërë thirrje që të lejojë kalimin e anijeve në Ngushticën e Hormuzit.



Shefi i Shtëpisë së Bardhë i rikujton Teheranit se të martën skadon afati i vendosur për Republikën Islamike. Trump thotë se SHBA-të do të shënjestrojnë infrastrukturën kritike të Iranit, si termocentralin dhe urat. 

E marta do të jetë Dita e Termocentralit dhe Dita e Urës, të përfshira në një, në Iran. Nuk do të ketë asgjë të ngjashme!!! Hapni Ngushticën e mallkuar, ju bastardë të çmendur, ose do të jetoni në Ferr -vetëm shikoni! Falënderimi i takon Allahut”, shkroi Trump në rrjetin social Truth.

Më herët, Trump u tha udhëheqësve iranianë se “koha po mbaron” për të rihapur Ngushticën e Hormuzit. Shefi i Shtëpisë së Bardhë edhe më herët ka kërcënuar se do të shënjestronte objektet e energjisë iraniane nëse Teherani nuk e rihap rrugën vendimtare të transportit detar deri në afatin e tij të 6 prillit.

Kujtojmë që Irani e ka mbyllur Ngushticën e Hormuzit për anijet amerikane, izraelite dhe ato të aleatëve të tyre, pas nisjes së sulmeve në Teheran, ku u vra Lideri Suprem, Ajatollah Khamenei. Zhvillimet e fundit kanë shkaktuar rritje të vazhdueshme të çmimeve të naftës në tregun ndërkombëtar.

Burimi: opinion.al

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

burgjet ne vend jane te mbipopulluara dhe ne kushte cnjerezore 69d28a0f595ba
Lajmi i mëparshëm

Burgjet në vend janë të mbipopulluara dhe në kushte ç’njerëzore

shqiperia eshte e mbrojtur nga nato ndersa kosova nuk eshte objektiv direkt i politikave iraniane 69d29c351cacc
Lajmi i radhës

“Shqipëria është e mbrojtur nga NATO, ndërsa Kosova nuk është objektiv direkt i politikave iraniane”

Të fundit nga

ShkoLartë