trump ka shanse te mira per nje marreveshje me iranin te henen 69d2d37edf3bb

Trump: Ka shanse të mira për një marrëveshje me Iranin të hënën

April 5, 2026
1 minut lexim

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha të dielën se beson se ka një “shans të mirë” për të arritur një marrëveshje me Iranin të hënën.



Një gjë e tillë pritet të ndodhë përpara afatit të tij që Teherani të rihapë Ngushticën e Hormuzit ose të përballet me bombardime të rënda.

“Mendoj se ka një shans të mirë nesër, ata po negociojnë tani”, i tha presidenti një gazetari të Fox News.

“Nëse ata nuk arrijnë një marrëveshje dhe shpejt, po mendoj ta hedh në erë gjithçka dhe të marr naftën”, shtoi ai.

Më herët të dielën, Trump tha në një postim në rrjetet sociale me fjalë të ashpra se SHBA-të do të synojnë termocentralet dhe urat e Iranit të martën nëse Ngushtica e Hormuzit nuk rihapet.

Ai i quajti liderët iranianë bastardë të çmendur dhe tha se nëse nuk e hapin rrugen tregtare, do të përballen me ferrin.

Burimi: opinion.al

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

nikolloski linja e pare e trenit urban do te jete gati deri ne shtator dy te tjerat ne fund te 2027 69d2c24eacaaa
Lajmi i mëparshëm

Nikolloski: Linja e parë e trenit urban do të jetë gati deri në shtator, dy të tjerat në fund të 2027

hoxhaj eshte absurde qe perdorimi i shqipes te kthehet ne ceshtje ne nje shtet qe synon be ne 69d2d47616099
Lajmi i radhës

Hoxhaj: Është absurde që përdorimi i shqipes të kthehet në çështje në një shtet që synon BE-në

Të fundit nga

ShkoLartë