trump izraeli nuk do ta godase me katarin 68c96f9171048

Trump: Izraeli nuk do ta godasë më Katarin

September 16, 2025
1 minut lexim

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, u zotua se Izraeli nuk do ta godasë më kurrë Katarin. “Nuk do ta godasë Katarin.



Kanë qenë një aleat shumë i mirë për ne dhe shumë njerëz e dinë. Nuk do ta godasë me Katarin, por do t’u vihet pas (anëtarëve të Hamasit)”, tha Trump në një prononcim për mediat nga Zyra Ovale në Shtëpinë e Bardhë.

Javën e kaluar, Izraeli bombardoi kryeqytetin e Katarit, Doha, duke shënjestruar zyrat e drejtuesve politikë të Hamasit. Veprimi u dënua nga Europa dhe bota arabe, por edhe Trump shprehu pakënaqësinë e tij, duke deklaruar se nuk ishte njoftuar paraprakisht.

Një ditë më parë, Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu, paralajmëroi se Izraeli nuk do t’i ndalojë sulmet ndaj udhëheqësve të Hamasit kudo ku ata janë.

“E kam thënë vazhdimisht se vendimi i Izraelit për të vepruar kundër udhëheqjes terroriste të Hamasit në Katar ishte një vendim tërësisht i pavarur.  Ishte një vendim i marrë nga unë dhe shefat tanë të lartë të sigurisë. U krye nga ne dhe ne marrim përgjegjësi të plotë për të sepse besojmë se terroristëve nuk duhet t’u jepet strehë. Dhe njerëzit që planifikuan masakrën më të keqe të popullit hebre që nga Holokausti nuk mund të kenë imunitet. Kështu që e bëmë vetë, pikë”, tha Netanyahu.

Burimi: opinion.al

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

e papritur regjisori shqiptar fiton festivalin e filmit me metrazh te shkurter ne greqi 68c96b45e59aa
Lajmi i mëparshëm

E papritur/ Regjisori shqiptar fiton Festivalin e Filmit me metrazh të shkurtër në Greqi

ramosaj i fut bageret ne fshatin me te madh te decanit 68c97076cec67
Lajmi i radhës

Ramosaj i fut bagerët në fshatin më të madh të Deçanit

Të fundit nga

Bytyqi: Duhet të rritet paga minimale

1 Shkup, 5 dhjetor – Fatmir Bytyqi, deputet i LSDM-së, në emisionin “Biznis21” në TV21 theksoi rëndësinë e rritjes së pagës minimale në vend. “Po, paga minimale duhet të rritet. Edhe bizneset
ShkoLartë