trump irani pranon te mos kete arme berthamore 6a2beda582e70

Trump: Irani pranon të mos ketë armë bërthamore

June 12, 2026
1 minut lexim

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Trump ka njoftuar arritjen e dakordësisë me Iranin. Trump tha se Irani ka rënë dakord për të mos pasur asnjëherë armë bërthamore, duke shtuar se Amerika ia arriti qëllimit për të cilin kishte këmbëngulur kaq shumë.



“Ne i dhamë fund luftës me Iranin. Ata ranë dakord të mos kishin kurrë armë bërthamore, një kusht për të cilin ne këmbëngulëm. Ky ishte i gjithë qëllimi; kjo ishte 95 përqind e qëllimit”, tha Donald Trump.

Nga ana tjetër, Irani tha se ende nuk ka arritur në një vendim përfundimtar për një marrëveshje me Uashingtonin, pas njoftimeve publike të Trump që nënshkrimi do të bëhej në Evropë në ditët në vijim.

“Deri më tani, Irani nuk ka arritur në një përfundim përfundimtar mbi marrëveshjen”, tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme Esmaeil Baqaei.

Izraeli nuk është pjesë e këtyre negociatave. Zyra e shtypit e kryeministrit Benjamin Netanyahu shprehu vlerësimin për angazhimin e Trump në një reagim për media.

“Presidenti Trump foli me Netanyahun sonte në mbrëmje rreth memorandumit të mirëkuptimit që po finalizohet me Iranin për të filluar negociatat. Ndërsa Izraeli nuk është palë në memorandum, Netanyahu shprehu vlerësimin e tij për angazhimin e Presidentit Trump për të siguruar që marrëveshja përfundimtare të përfshijë eliminimin e materialeve të pasuruara, çmontimin e infrastrukturës së pasurimit, kufizimin e prodhimit të raketave dhe ndërprerjen e mbështetjes së Iranit për bashkëpunëtorët e tij”, citon Zyra e Kryeministrit izraelit shtypin izraelit.

 

Burimi: opinion.al

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

InShot 20260612 130200646
Lajmi i mëparshëm

“Gojën time nuk ma mbyll askush”, Mustafa Ademi demanton shpifjet!

dibrani takim lamtumires me shefin e eulex it barbano 6a2bf23a1cfc6
Lajmi i radhës

Dibrani takim lamtumirës me shefin e EULEX-it, Barbano

Të fundit nga

Dibrani takim lamtumirës me shefin e EULEX-it, Barbano

Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Ismail Dibrani, ka pritur në takim lamtumirës Shefin e Misionit të EULEX-it, Giovanni Pietro Barbano. Gjatë takimit, Dibrani e falënderoi Barbano për bashkëpunimin e
ShkoLartë