trump irani ka rene dakord per gjithcka qe na nevojitet 6a478107e4739

Trump: Irani ka rënë dakord për gjithçka që na nevojitet

July 3, 2026
1 minut lexim

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar se Irani ka rënë dakord për “pothuajse gjithçka që SHBA i nevojitet” në kuadër të negociatave mes dy vendeve.



Në një intervistë për CNBC, Trump theksoi se objektivi i administratës së tij nuk është më ndryshimi i regjimit në Iran, por parandalimi i zhvillimit të armëve bërthamore. “Unë nuk po kërkoj ndryshim regjimi. Irani nuk mund të ketë armë bërthamore”, u shpreh ai.

Trump shtoi se Irani është “shuar plotësisht ushtarakisht”, ndërsa pranoi se vendi ka ende disa raketa, por sipas tij ato mund të shkatërrohen.

Gjatë intervistës, presidenti amerikan e krahasoi Iranin me “një fëmijë të llastuar” dhe e cilësoi si “ngacmuesin e Lindjes së Mesme”, duke argumentuar se Teheranit do t’i duhet kohë të përshtatet me presionin e ushtruar nga SHBA.

Deklaratat e Trump vijnë në një moment kur bisedimet për arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare mes SHBA-së dhe Iranit kanë nisur në Katar. Raundi i ardhshëm i negociatave pritet të zhvillohet pas ceremonisë së varrimit të ish-udhëheqësit suprem të Iranit, Ajatollah Ali Khamenei.

Ndërkohë, administrata Trump është përballur me kritika se nuk arriti të parashikonte mbylljen e Ngushticës së Hormuzit nga Irani, një zhvillim që ndikoi në rritjen e çmimeve të energjisë në tregjet ndërkombëtare dhe shtoi presionin për rikthimin në tryezën e negociatave.

Burimi: opinion.al

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

mund te shtyhet mosha e pensionit ne maqedoni deri ne 73 vjec 6a476f0d6123b
Lajmi i mëparshëm

Mund të shtyhet mosha e pensionit në Maqedoni deri në 73 vjeç?!

deshmitaret e masakres se saradanit denimi me 12 vjet burgim per ekrem bajroviqin eshte qesharak 6a478599a7c8c
Lajmi i radhës

Dëshmitarët e masakrës së Saradanit: Dënimi me 12 vjet burgim për Ekrem Bajroviqin është qesharak

Të fundit nga

ShkoLartë