trump irani autorizoi kalimin e 10 anijeve cisterne permes hormuzit si dhurate 69c5ae8591e5c

Trump: Irani autorizoi kalimin e 10 anijeve cisternë përmes Hormuzit si dhuratë

March 27, 2026
1 minut lexim

Presidenti amerikan Donald Trump tha se Irani autorizoi kalimin e 10 cisternave me naftë përmes Ngushticës së Hormuzit.



Komentet Trump i bëri gjatë mbledhjes së Kabinetit qeveritar në SHBA, ku tha se kjo ishte një ‘dhuratë’ nga Irani, të cilën e kishte përmendur disa ditë më parë.

Më tej Trump tha se iranianët “janë luftëtarë të tmerrshëm dhe negociatorë të shkëlqyer”.

Por Presidenti amerikan shtoi se nëse ata nuk braktisin ambiciet e tyre bërthamore, SHBA-të do të bëhen makthi i tyre më i keq.

“Ata kanë mundësinë të braktisin përgjithmonë ambiciet e tyre bërthamore dhe të hapin rrugë të reja. Nëse nuk e bëjnë këtë, ne do të jemi makthi i tyre më i keq. Ndërkohë, ne do të vazhdojmë t’i godasim”, theksoi Trump.

Burimi: opinion.al

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

takimi sali kapetanovic ne fokus bashkepunimi rajonal dhe integrimi evropian 69c5ae2146e33
Lajmi i mëparshëm

Takimi Sali – Kapetanoviç: Në fokus, bashkëpunimi rajonal dhe integrimi evropian

arrestohen dy persona ne llojan sulmuan fizikisht shtetasin e huaj dhe i moren telefonin e parate 69c5af7043389
Lajmi i radhës

Arrestohen dy persona në Llojan: Sulmuan fizikisht shtetasin e huaj dhe i morën telefonin e paratë

Të fundit nga

ShkoLartë