trump india dhe rusia kane kthyer syte nga kina 68bb5993abdc4

Trump: India dhe Rusia kanë kthyer sytë nga Kina

September 5, 2025
1 minut lexim

 Presidenti i SHBA-së, Donald Trump po e sheh Rusinë dhe Indinë duke u kthyer drejt Kinës dhe lë të kuptohet se nuk është i lumtur për këtë.

”Duket sikur e kemi humbur Indinë dhe Rusinë nga Kina, më e thellë dhe më e errët”, shkroi ai në platformën e tij Truth Social.

”Uroj që të kenë një të ardhme të gjatë dhe të begatë së bashku!”, shtoi ai.

Më poshtë është një fotografi – e bërë disa vite më parë – që tregon presidentin rus, Vladimir Putin së bashku me presidentin kinez, Xi Jinping dhe kryeministrin, indian Narendra Modi.

Xi, Putin dhe Modi u takuan disa ditë më parë në Kinë si pjesë e samitit të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait (SCO).

Putin dhe Xi mbështetën një rend botëror pa dominimin e Shteteve të Bashkuara dhe Evropës.

Të dy kanë bërë thirrje prej kohësh për krijimin e një ”rendi botëror shumëpolar”.

Ky, sipas tyre, është një sistem i pavarur nga ajo që ata e shohin si dominim të SHBA-së.

Nga ana e tij, Putin e përshkroi politikën tarifore të Trump si të dëmshme për ekonominë globale – megjithatë, pa e përmendur atë me emër.

”Masat proteksioniste janë të dëmshme për të gjithë”, tha Putin në një forum ekonomik në Vladivostok.

Trump ka vendosur tarifa për vende të ndryshme që kur mori detyrën në janar.

Tarifa shtesë hynë në fuqi së fundmi kundër Indisë, duke rezultuar në një tarifë prej 50% për eksportet indiane në SHBA.

Trump e justifikoi këtë duke u bazuar në marrëveshjet e naftës të Indisë me Rusinë.

Megjithatë, India është deri më tani i vetmi partner tregtar rus i goditur me tarifa kaq të larta në lidhje me luftën e Rusisë kundër Ukrainës.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

aksident i rende ne afersi te paskuqanit deme te shumta materiale 68bb59239f9bb
Lajmi i mëparshëm

Aksident i rëndë në afërsi të Paskuqanit, dëme të shumta materiale

luis enrique perfshihet ne nje aksident me biciklete trajneri i psg se transportohet menjehere ne spital si paraqitet gjendja e tij 68bb5a5093b98
Lajmi i radhës

Luis Enrique përfshihet në një aksident me biçikletë, trajneri i PSG-së transportohet menjëherë në spital/ Si paraqitet gjendja e tij

Të fundit nga

ShkoLartë