trump i vendosi sanksione rusia nis levizjen e gureve dergon ne shba perfaqesuesin e larte te ekonomise 68fba0692938d

Trump i vendosi sanksione, Rusia nis lëvizjen e gurëve, dërgon në SHBA përfaqësuesin e lartë të ekonomisë

October 24, 2025
1 minut lexim

I dërguari kryesor i Rusisë, Kirill Dmitriev, ka mbërritur në Shtetet e Bashkuara për bisedime zyrtare për shkak të sanksioneve të fundit nga presidenti Donald Trump.

Sipas CNN, ai pritet të takohet me zyrtarë të lartë të SHBA-së, për të vazhduar diskutimet rreth marrëdhënieve mes dy vendeve.

Kjo vizitë vjen pas rritjes së tensioneve midis dy vendeve, ndërsa Uashingtoni shprehu zhgënjimin për refuzimin e Kremlinit për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.

Dmitriev, i njohur për mbështetjen e tij ndaj bashkëpunimit ekonomik midis Rusisë dhe SHBA-së, ka propozuar më herët ndërtimin e një tuneli “Trump–Putin” që do të lidhte Alaskën me Lindjen e Largët Ruse.

Administrata Trump njoftoi të mërkurën vendosjen e sanksioneve ndaj dy kompanive më të mëdha të naftës ruse, teksa i ka bërë sërish thirrje Moskës të pranojë një armëpushim të menjëhershëm në konfliktin me Ukrainën.

Presidenti rus Vladimir Putin reagoi duke thënë se sanksionet do të kenë pak ndikim në ekonominë e vendit të tij, duke i cilësuar ato si një përpjekje për të ushtruar presion politik ndaj vendit të tij.

“Asnjë vend që respekton veten nuk bën kurrë asgjë nën presion”, deklaroi Putin të enjten.

 


Top Channel

Burimi: top channel

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

vuciq nuk permbahet eurodeputetet jane te semure dhe genjeshtare patologjike 68fb9ebb80ceb
Lajmi i mëparshëm

Vuçiq nuk përmbahet: Eurodeputetët janë të sëmurë dhe gënjeshtarë patologjikë

gjykata kushtetuese konstaton mbarimin e mandatit te sonila bejtjas njofton begajn 68fba372e8de6
Lajmi i radhës

Gjykata Kushtetuese konstaton mbarimin e mandatit të Sonila Bejtjas, njofton Begajn

Të fundit nga

ShkoLartë