trump i drejtohet zelenskyt ukraines i duhet nje udheheqes i ri per marreveshje 6aca9791d52ee

Trump i drejtohet Zelenskyt: Ukrainës i duhet një udhëheqës i ri për marrëveshje

October 10, 2026
1 minut lexim

Presidenti amerikan Donald Trump ka ashpërsuar kritikat ndaj presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, duke sugjeruar se Ukrainës i nevojitet një udhëheqës i ri për t’i dhënë fund luftës me Rusinë.

Gjatë një deklarate për gazetarët, Trump akuzoi Zelenskyn se po shmang mundësinë e arritjes së një marrëveshjeje dhe se nuk po shfrytëzon mundësitë për t’i dhënë fund konfliktit.

“Unë sugjeroj që Ukraina të ketë një udhëheqës të ri që mund të bëjë një marrëveshje. Për ndonjë arsye, Zelensky nuk bën kurrë marrëveshje”, deklaroi Trump.

Presidenti amerikan kritikoi gjithashtu sulmet ukrainase ndaj rafinerive ruse të naftës, duke pretenduar se ato kanë ndikuar në tregjet energjetike dhe kanë sjellë pasoja ekonomike edhe për fermerët amerikanë.

Deklaratat e Trump vijnë në një moment tensionesh të shtuara mes Uashingtonit dhe Kievit, ndërsa vazhdojnë debatet për strategjinë që duhet ndjekur për t’i dhënë fund luftës. Komentet e tij pritet të nxisin reagime të forta, pasi prekin drejtpërdrejt lidershipin ukrainas dhe rolin e Zelenskyt në negociatat e mundshme për paqe.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

u kapen pak para atentatit ne lezhe ja kush jane dy te dyshuarit si vrases me pagese 6aca973347025
Lajmi i mëparshëm

U kapën pak para atentatit në Lezhë, ja kush janë dy të dyshuarit si vrasës me pagesë

nuk kemi per tu bere prinder kengetarja rovena ibrahimi ben rrefimin prekes partneri i kishte humbur shpresat 6aca9860694cb
Lajmi i radhës

“Nuk kemi për t’u bërë prindër”/ Këngëtarja Rovena Ibrahimi bën rrëfimin prekës: Partneri i kishte humbur shpresat

Të fundit nga

ShkoLartë