trump hamasit lironi pengjet dhe lufta mbaron menjehere 68be028569b92

Trump-Hamasit: Lironi pengjet dhe lufta mbaron menjëherë

September 8, 2025
1 minut lexim

Presidenti amerikan i ka paraqitur Hamasit një propozim të ri për një marrëveshje gjithëpërfshirëse: lirimin e të gjithë pengjeve (të gjallë dhe të vdekur) në ditën e parë të marrëveshjes në këmbim të lirimit të mijëra të burgosurve palestinezë, përfshirë qindra terroristë.



Izraeli gjithashtu do të ndalojë operacionin e tij për të pushtuar Qytetin e Gazës, raportoi Channel 12 këtë mbrëmje. Trump do të menaxhojë drejtpërdrejt negociatat për t’i dhënë fund luftës. Armiqësitë nuk do të rifillojnë derisa të përfundojnë bisedimet. Hamasi ende nuk është përgjigjur.

Izraeli thuhet se është i gatshëm të pranojë propozimin e Trump. Sipas një burimi pranë kryeministrit Benjamin Netanyahu, Izraeli po e “shqyrton shumë seriozisht” propozimin e ri të Presidentit të SHBA-së Donald Trump për lirimin e pengjeve dhe thirrjen e një armëpushimi.

“Me sa duket, Hamasi do të vazhdojë të refuzojë”, thotë burimi. Propozimi i Trump kërkon lirimin e të gjithë pengjeve në ditën e parë të armëpushimit dhe, nëse bisedimet pasuese japin fryte, një fund të luftës në Gaza. Izraeli e konsideron të pamundur që grupi terrorist ta pranojë një ofertë të tillë.

Burimi: opinion.al

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

policia ceke arreston pas vitesh arrati shoferin fantazme levizte me makine garash ne autostrade 68bdfe463969a
Lajmi i mëparshëm

Policia çeke arreston pas vitesh arrati “shoferin fantazmë”, lëvizte me makinë garash në autostradë

imri ahmeti cmon lart kontributin e grave te lipjanit 68be037000787
Lajmi i radhës

Imri Ahmeti çmon lart kontributin e grave të Lipjanit

Të fundit nga

ShkoLartë