trump fton te henen zelenskin ne uashington presidenti ukrainas jam mirenjohes 68a058eac5366

Trump fton të hënën Zelenskin në Uashington, presidenti ukrainas: Jam mirënjohës..

August 16, 2025
1 minut lexim

Volodymyr Zelensky, presidenti ukrainas ka njoftuar se do të takohet me presidentin amerikan Donald Trump të hënën, 18 gusht, në Uashington.



Takimi vjen pas një bisedë të gjatë dhe thelbësore me Trumpin dhe me liderët europianë mbi samitin në Alaskë.

“Ukraina riafirmon gatishmërinë e saj për të punuar me maksimumin e mundshëm për të arritur paqen. Presidenti Trump më informoi për takimin e tij me liderin rus dhe pikat kryesore të diskutimit. Është e rëndësishme që fuqia e Amerikës ka ndikim në zhvillimin e situatës,” ka deklaruar Zelensky.

“Të hënën do të takohem me Presidentin Trump në Washington për të diskutuar të gjitha detajet lidhur me përfundimin e vrasjeve dhe luftës. Jam mirënjohës për ftesën,” shton ai.

Takimi në Alaskë, megjithëse i rëndësishëm për përpjekjet diplomatike, nuk arriti të sjellë rezultate konkrete për përfundimin e luftës në Ukrainë. Ndërkohë, konflikti vazhdon të shkaktojë viktima dhe shkatërrim të madh, duke e bërë çdo mundësi për paqe të domosdoshme dhe urgjente.

Burimi: opinion.al

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

qellimi eshte gjithmone paqja ambasada e shba ne tirane ndan mesazhet e trump 68a057bf9d5f2
Lajmi i mëparshëm

“Qëllimi është gjithmonë paqja”- Ambasada e SHBA në Tiranë ndan mesazhet e Trump

alarmi i rreme per bombe nderpreu funksionimin e aeroportit te shkupit 68a05962e6b22
Lajmi i radhës

Alarmi i rremë për bombë ndërpreu funksionimin e Aeroportit të Shkupit

Të fundit nga

ShkoLartë