trump fton erdoganin ti bashkohet bordit te paqes per gazen 696cc7746846e

Trump fton Erdoganin t’i bashkohet Bordit të Paqes për Gazën

January 18, 2026
1 minut lexim

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, në cilësinë e kryetarit themelues të Bordit të Paqes për Gazën, e ka ftuar presidentin turk Recep Tayyip Erdogan t’i bashkohet këtij bordi.

“Më 16 janar, Presidenti i SHBA-së Donald Trump, në cilësinë e kryetarit themelues të Bordit të Paqes, dërgoi një letër duke ftuar Presidentin tonë, z. Recep Tayyip Erdogan, të bëhet anëtar themelues i Bordit të Paqes”, tha Burahanettin Duran, drejtori i Komunikimeve i Turqisë, në një postim në platformën sociale turke NSosyal.

Duran tha se Këshilli i Sigurimit i OKB-së, me Rezolutën 2803, mbështeti Planin Gjithëpërfshirës për Përfundimin e Konfliktit në Gaza, i cili u shpall nga Trump dhe çoi në një armëpushim në enklavën palestineze.

Në këtë kuadër, shtoi ai, Bordi i Paqes dhe strukturat e tij po krijohen për të garantuar sigurinë dhe rindërtimin e Gazës.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

pdk vota e qytetareve eshte e shenjte cdo cenim eshte i papranueshem 696cc75f3f3d0
Lajmi i mëparshëm

PDK: Vota e qytetarëve është e shenjtë, çdo cenim është i papranueshëm

groenlanda ka nje pozicion strategjik midis evropes dhe amerikes se veriut kapiteni i marines mbreterore daneze zbulon pse trump deshiron kontrollin e ishullit 696cc9273ee9a
Lajmi i radhës

‘Groenlanda ka një pozicion strategjik midis Evropës dhe Amerikës së Veriut’, Kapiteni i Marinës Mbretërore Daneze zbulon pse Trump dëshiron kontrollin e ishullit

Të fundit nga

ShkoLartë