trump flet serish per kosoven dhe serbine eksperti austriak shperthen ky eshte shansi i fundit per 68a24c12937f5

Trump flet sërish për Kosovën dhe Serbinë – eksperti austriak ‘shpërthen’: Ky është shansi i fundit për…!

August 17, 2025
min lexim

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar sërish se ka pasur një rol të rëndësishëm në ndalimin e disa konflikteve ndërkombëtare, përfshirë edhe atë mes Kosovës dhe Serbisë.

Këtë deklaratë ai e bëri menjëherë pas një takimi me presidentin rus, Vladimir Putin, që u mbajt në Alaskë.

“Kam negociuar përfundimin e pesë luftërave”, tha Trump, pasi u ndal nga një gazetar i “Fox Neës”, i cili përmendi disa nga konfliktet në fjalë: Indi–Pakistan, Izrael–Iran, Ruanda–Kongo, Serbia–Kosova, Kamboxhia–Tajlandë dhe Azerbajxhan–Armeni.

“Bëmë diçka të jashtëzakonshme,” u shpreh Trump, duke theksuar suksesin e administratës së tij në ruajtjen e paqes në rajone të ndryshme të botës. E në lidhje me këtë temë, për “Bota sot” ka folur eksperti austriak, Gunther Fehlinger.

Si fillim, ai u shpreh se tani është momenti i duhur për të arritur një marrëveshje për paqe në rajonin e Ballkanit.

“Tani, pas dështimit në Alaskë për Trump dhe rebelimit të studentëve kundër Vuçiqit, është koha e përkryer për të përgatitur një marrëveshje paqeje të qëndrueshme për Ballkanin, në mënyrë që të ketë qartësi në rajon përpara kolapsit të afërt të Rusisë, i cili do ta mbajë botën shumë të zënë – ndaj na duhet që prapavija të jetë e lirë nga telashe ballkanike”.

Image

Gunther Fehlinger

Në këtë pikë, Fehlinger tregoi se si mund të arrihet dhe të realizohet një marrëveshje e tillë.

Sipas tij, objektivat duhet të jenë të qarta, ku njëra prej tyre është që të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor të anëtarësohen në organizatat ndërkombëtare, si BE, NATO, OBT, …etj.

“Si të arrihet kjo?

Së pari, objektivat duhet të jenë të qarta:

Të gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor duhet të jenë në NATO, BE, Eurozonë, Shengen, OBT, OECD – pa përjashtime, neutralitete apo shmangie.

Të gjitha anëtarët e rinj duhet të bashkohen me sanksionet e BE-së kundër Rusisë dhe të njohin Kosovën para anëtarësimit – kjo duhet të jetë e detyrueshme.

Si të realizohet kjo?

Bëni këtë objektiv të qartë, të zëshëm dhe të shkruar si kusht.

Dhe pastaj le të bëjë Trump paqe në Ballkan njësoj si në Kaukaz.

Nëse Vuçiq nuk pranon, le të bjerë dhe të ikë në Rusi.

Nëse pranon, le ta mbështesim.

Le të ketë Trump momentin e tij të famës si “ndërtuesi i paqes” në botë.

Ai do të dështojë në Ukrainë, ndaj i duhet një fitore në Ballkan”, shpjegoi ai.

Sipas ekspertit, presidenti amerikan mund të i ftojë sërish përfaqësuesit e Kosovës dhe Serbisë, ta përsëris marrëveshjen e vitit 2020.

“Trump thjesht mund të përsërisë Samitin e Uashingtonit të shtatorit 2020 dhe të ftojë të dy presidentët e Serbisë dhe Kosovës në Shtëpinë e Bardhë këtë shtator.

T’i ftojë të aplikojnë për NATO dhe të kërkojë njohje të ndërsjellë – dhe t’ia bëjë të qartë Serbisë se SHBA do të ftojë Kosovën dhe Bosnjën veçmas në NATO nëse Serbia refuzon njohjen e Kosovës dhe anëtarësimin e saj në NATO”.

Në vazhdim, ai përmendi faktin se presidenti serb është në presion të madh dhe nëse nuk pranon marrëveshje me Kosovën, rrezikon rënien nga pushteti.

Madje, tha se nëse Vuçiq nuk pranon samit me Kosovën, atëherë SHBA mund ta organizojë atë me një shtet tjetër.

“Vuçiq është nën presion të madh – kjo është shansi i tij i fundit për të pranuar dhe për të ruajtur mbështetjen perëndimore.

Nëse refuzon, le të rrëzohet dhe ne mund të bëjmë paqe duke integruar Kosovën në NATO dhe BE, ndërsa Serbia do të rrëzohet në kaos gjatë ikjes së Vuçiqit në Moskë, për të kaluar pjesën e mbetur të jetës pranë Asadit, Janukoviçit dhe pjesës tjetër të familjes së Millosheviqit.

Madje, një mundësi edhe më e mirë nëse Vuçiq refuzon ftesën për në Uashington është mbajtja e një Samiti Kosovë-Bosnje këtë shtator në Shtëpinë e Bardhë (2025).

Trump mund ta paraqesë dhe shesë këtë si një samit të madh paqeje dhe të imponojë njohjen e Kosovës – tani që Dodiku është jashtë loje

Ai mund t’i ftojë edhe Bosnjën, edhe Kosovën në NATO. Ai mund ta bëjë këtë, pasi mban përgjegjësinë përfundimtare për sigurinë e Kosovës dhe Bosnjës dhe është “shefi” i NATO-s. Dhe nuk i kushton shumë përpjekje shtesë. Kështu ai do të ketë samitin e tij të dytë të paqes – pas suksesit të tij mes Armenisë dhe Azerbajxhanit javën e kaluar”, shpjegoi Fehlinger.

Krahas kësaj, ai komentoi edhe samitin e fundit në Alaskë, e që sipas tij ka krijuar mundësi për përbysjen e Putinit, Dodikut e Vuçiqit në Ballkan.

“T’i jepet Trump-it një sukses pas dështimit të plotë në Alaskë është në dobi të sigurisë evropiane, dhe ne mund të përmbysim lojën e Putinit në Ballkan.

Në vend që Ballkani të kthehet në frontin jugor për të shpërqendruar Evropën dhe NATO-n nga Ukraina, ne mund t’i rrëzojmë asetet e tij – Dodikun dhe Vuçiqin – dhe të krijojmë një dinamikë të re që çon në rënien e Putinit.

 Ngjitja e Putinit nisi me luftën e Kosovës – dhe mund të përfundojë me dështimin e tij të fundit dhe me integrimin e Kosovës dhe Bosnjës në NATO, dhe më pas me rrëzimin e regjimit post-Millosheviq që Putini e instaloi pas vrasjes së Gjingjiqit më 2003”, vlerësoi ai.

Ndër të tjera, Fehlinger potencoi se tani është momenti për drejtësi në Ballkan – dhe për një paqe të udhëhequr nga SHBA.

“Serbia e kontrolluar nga Rusia mund të kalojë një periudhë kaosi derisa një regjim properëndimor të udhëheqë një Serbi evropiane drejt NATO-s dhe BE-së në vitet 2030, pasi Bosnja, Kosova, Mali i Zi dhe Ukraina të jenë tashmë anëtarë – dhe Serbia të detyrohet të përmbushë të gjitha kriteret që ia përcaktojnë viktimat e saj të mëparshme si pjesë e procesit të anëtarësimit në BE – ashtu siç bëri Sllovenia me Kroacinë dhe siç po bën Bullgaria tani me Maqedoninë e Veriut.

Kjo do të rezultojë në drejtësi për viktimat – dhe kjo është ajo për çfarë ekzistojnë Evropa, BE-ja dhe NATO: drejtësia.

Dhe ka ardhur koha për drejtësi në Ballkan – dhe për një paqe të udhëhequr nga SHBA brenda NATO-s – për të gjithë, përveç Serbisë”, përfundoi Gunther Fehlinger për “Bota sot”.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

doncic qeteson sllovenine demtimi nuk eshte serioz 68a24c0fd08dd
Lajmi i mëparshëm

Donçiç qetëson Slloveninë, dëmtimi nuk është serioz

jahti i nje biznesmeni perfshihet nga zjarri ne portin e budves 68a24d13c4fa4
Lajmi i radhës

Jahti i një biznesmeni përfshihet nga zjarri në portin e Budvës

Të fundit nga

ShkoLartë