trump falenderon iranin per anulimin e ekzekutimeve te planifikuara 696a952b551f8

Trump falënderon Iranin për anulimin e ekzekutimeve të planifikuara

January 16, 2026
1 minut lexim

E respektoj shumë faktin që të gjitha varjet e planifikuara, të cilat do të zhvilloheshin dje (mbi 800 prej tyre), janë anuluar nga udhëheqja e Iranit, shkruajti sot në Trthu Social presidenti amerikan, Donald Trump.

”Faleminderit!”, shton kreu i Shtëpisë së Bardhë në Truth Social.

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë konfirmoi dje se Irani kishte anuluar 800 ekzekutime të planifikuara të protestuesve dhe deklaroi se ”të gjitha opsionet” mbeteshin në tryezë për Shtetet e Bashkuara.

Karoline Leavitt shtoi se Donald Trump e kishte paralajmëruar Teheranin për ”pasoja serioze” nëse vazhdonte shtypja e protestave.

Ajo konfirmoi gjithashtu se presidenti amerikan kishte folur me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, i cili, sipas ”New York Times”, i kërkoi atij të mos ndërhynte ushtarakisht në Iran.

Po dje, presidenti amerikan, Donald Trump pohoi sot se ”vrasjet kanë mbaruar në Iran”.

Ai theksoi se autoritetet ”nuk kishin plane” për të ekzekutuar protestuesit, vërejtje që duket se e shtyjnë mundësinë e një ndërhyrjeje ushtarake amerikane.

”Nuk janë planifikuar ekzekutime”, shtoi ai dhe duke siguruar se kishte informacionin e tij ”nga një burim i mirinformuar”.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

aak shpenzoi mbi 24 mije euro per fushate rreth 86 mije euro te hyra 696a94dfe7122
Lajmi i mëparshëm

AAK shpenzoi mbi 24 mijë euro për fushatë, rreth 86 mijë euro të hyra

trump presion me taksa pas ceshtjes se groenlandes presidenti i shba do te kete tarifa te reja per vendet qe dalin kunder 696a96a6d52c2
Lajmi i radhës

Trump presion me taksa pas çështjes së Groenlandës/ Presidenti i SHBA: Do të ketë tarifa të reja për vendet që dalin kundër

Të fundit nga

ShkoLartë