trump e permend serish kosoven shpetuam shume jete ndalem dicka qe ishte gati te 6896fb45ba554

Trump e përmend sërish Kosovën: Shpëtuam shumë jetë, ndalëm diçka që ishte gati të…

August 9, 2025
1 minut lexim

Udhëheqësit e Armenisë dhe Azerbajxhanit, Nikol Pashinyan dhe Ilham Aliyev, nënshkruan një marrëveshje paqeje në prani të presidentit të SHBA-së, Donald Trump në Uashington, pas pothuajse katër dekadash të një konflikti të përgjakshëm në Karabak.

E presidenti amerikan, Donald Trump gjatë një konference për media përmendi sërish Kosovën, ku theksoi se ndaluan një konflikt dhe shpëtuan shumë jetë.

Trump gjatë konferencës përmendi konfliktin Indi-Pakistan, Kongo e Ruanda, etj, ndërkaq po ashtu foli rreth asaj se ka ndaluar një konflikt ndërmjet Serbisë dhe Kosovës.

“Serbia dhe Kosova. Ndalëm diçka që ishte gati të niste. Nuk na pëlqente aspak dhe shpëtuam shumë jetë”, u shpreh ai.

Ndryshe, në disa konferenca ku ka folur për rolin e SHBA-së për paqe në botë, Trump ka përmendur Kosovën dhe Serbinë duke thënë se ka ndaluar një konflikt të mundshëm dhe ka shpëtuar shumë jetë.

Lidhur me këtë ka folur edhe presidentja e shtetit, Vjosa Osmani.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kishte thënë javë më parë se ka “informacione të besueshme” se presidenti amerikan, Donald Trump, ka parandaluar së voni mundësinë e një përshkallëzimi të mundshëm të situatës nga Serbia në Kosovë.

“Ai (Trump) është shumë i qartë në deklaratën e tij se po flet për javët e fundit”, tha presidentja Osmani, duke theksuar se nuk bëhet fjalë për zhvillime të vitit 2023 apo 2020, por “për zhvillime shumë, shumë të vona”.

Osmani këto komente i kishte bërë gjatë një ligjërate në Uashington, ku, po ashtu, rikujtoi sulmin e shtatorit 2023 në Banjskë, duke e cilësuar atë si një “akt agresioni” nga Serbia – “të përgatitur tërësisht brenda Serbisë”.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

ter stegen nenshkruan raportin mjekesor qe i lejon barcelones te regjistroje lojtare 6896fb42b0c78
Lajmi i mëparshëm

Ter Stegen nënshkruan raportin mjekësor që i lejon Barcelonës të regjistrojë lojtarë

google deshiron qe perdoruesit te mesojne me gemini jo ta perdorin per te mashtruar 6896fbf7d305e
Lajmi i radhës

Google dëshiron që përdoruesit të mësojnë me Gemini, jo ta përdorin për të mashtruar

Të fundit nga

Fundjavë me vranësira dhe riga shiu në vend

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë fundjavës pritet të mbajë mot kryesisht i vranët, me riga shiu në disa zona. Të shtunën parashihen vranësira dhe vende-vende riga shiu. Temperaturat minimale
ShkoLartë