trump do ishte mire nese shba sdo duhej tperdorte force ndaj iranit 697c5a8b3d597

Trump: Do ishte mirë nëse SHBA s’do duhej t’përdorte forcë ndaj Iranit

January 30, 2026
1 minut lexim

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se i ka thënë Iranit se duhet të bëjë “dy gjëra” për të shmangur veprimin ushtarak, ndërkohë që Shtetet e Bashkuara po rrisin praninë e tyre ushtarake në Gjirin Persik.

“Numri një, pa armë bërthamore. Dhe numri dy, ndaloni vrasjen e protestuesve,” tha presidenti amerikan, duke shtuar se “ata po i vrasin me mijëra”.

“Ne kemi shumë anije shumë të mëdha dhe shumë të fuqishme që po lundrojnë drejt Iranit tani, dhe do të ishte mirë nëse nuk do të na duhej t’i përdornim ato”, tha ai.

Deklaratat e tij të fundit vijnë pas javësh presioni ndaj Iranit për të negociuar një marrëveshje lidhur me programin e tij bërthamor.

Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi, ka deklaruar se forcat e armatosura janë gati, “me gishtin në këmbëz”, për t’iu përgjigjur “menjëherë dhe fuqishëm” çdo akti agresioni, raporton BBC.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

ali ahmeti uron diten e flamurit rrofte kombi yne rrofte shqiperia 69296b4fb48dc
Lajmi i mëparshëm

Ali Ahmeti reagon ashpër ndaj ligjëratës së Gjykatës Speciale në Gjimnazin e Prishtinës: Nuk lejohet shtrembërimi i historisë së UÇK

NIKO PELESHI
Lajmi i radhës

BIRN: Peleshi përballet me akuza për “shkelje flagrante” me imunitetin e Ballukut

Të fundit nga

ShkoLartë