trump dhe zelensky takohen ne florida 6951887400feb

Trump dhe Zelensky takohen në Florida

December 28, 2025
1 minut lexim

Volodimir Zelensky mbërriti në Florida për atë që konsiderohet si takimi më përcaktues i vitit. Në rezidencën Mar-a-Lago, Presidenti ukrainas është ulur përballë Donald Trumpit, me shpresën e madhe për të gjetur një formulë që i jep fund luftës ruse. Zelensky u shpreh optimist, duke thënë se shumë vendime mund të merren para Vitit të Ri, por gjithçka varet nga mbështetja e partnerëve.

Para se të mirëpriste liderin e Kievit, Trump ka zhvilluar një lëvizje kyçe: një telefonatë direkte me Vladimir Putinin. Vetë Presidenti amerikan e cilësoi bisedën si “shumë të mirë dhe produktive”. Kjo deklaratë u ripostua menjëherë nga Kirill Dmitriev, i dërguari i Kremlinit, i cili e quajti këtë një “ditë të rëndësishme në rrugën drejt paqes”.

Moska zyrtare konfirmoi se, përveç Ukrainës, Trump dhe Putin diskutuan edhe për situatën në Lindjen e Mesme. Ky aktivitet i ethshëm diplomatik vjen në një moment tensioni të lartë, ndërsa Kievi dhe Uashingtoni po përgatisin një deklaratë të përbashkët drejtuar forcave të armatosura ukrainase, që pritet të bëhet publike përpara fillimit të bisedimeve.

Skenari i sotëm nuk mbyllet vetëm në Florida. Menjëherë pas takimit kokë më kokë, Trump dhe Zelensky do të zhvillojnë një telefonatë të përbashkët me liderët kryesorë europianë. Qëllimi është i qartë: koordinimi i një fronti të unifikuar për hapat e ardhshëm. Ndërsa bota pret rezultatet nga salla e ngrënies në Mar-a-Lago, mbetet pyetja nëse ky dialog do të jetë vërtet kthesa e madhe që do të ndalë agresionin rus.

Presidenti ukrainas ka me vete variantin e tij të planit të paqes me 20 pika, një model i redaktuar i planit Trump sipas këndvështrimit ukrainas, që pranon tërheqjen nga zonat e synuara, por ende të papushtuara nga rusët në Donbas dhe krijimin e zonave të lira ekonomike. Megjithatë, Rusia nuk heq dorë nga lëshimet territoriale që duhet t’i bëjë Ukraina, heqja dorë nga anëtarësimi në NATO dhe ndalimi i hyrjes së ushtarëve të huaj, të cilat janë kontestuar deri më sot nga Kievi.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

vetevendosje merr dyfishin e votave ndaj ldk se ne prishtine 6951885feaed5
Lajmi i mëparshëm

Vetëvendosje merr dyfishin e votave ndaj LDK-së në Prishtinë

bullgaria do paguaje me euro nga 1 janari zyrtarizohet monedha europiane ne vendin ballkanik 69518a4c9f0f2
Lajmi i radhës

Bullgaria do paguajë me euro/ Nga 1 janari zyrtarizohet monedha europiane në vendin ballkanik

Të fundit nga

ShkoLartë