trump dergon anijen spitalore amerikane ne groenlande cfare pritet 699b4642702ea

Trump dërgon anijen spitalore amerikane në Groenlandë, çfarë pritet

February 22, 2026
1 minut lexim

Presidenti Trump tha ditën e djeshme që po punonte me guvernatorin e Luizianës Jeff Landry, për të dërguar një anije spitalore në Groenlandë. Territori i Groenlandës ka qenë nën prozhektorët e medias që në momentin që Trump shprehu interesin për ta bërë shtetin e 51-të.



Interesin për ta marrë ishullin më të madh të botës, Trump e ka shprehur që ne mandatin e tij të parë. Kjo gjë ka shkaktuar tensione në arenën ndërkombëtare, duke krijuar një hendek mes politikës amerikane dhe asaj europiane.

Në një postim në rrjetet sociale, presidenti Trump njoftoi për dërgimin e anijes drejt Groenlandës.

Duke punuar me guvernatorin fantastik të Luizianës, Jeff Landry, ne do të dërgojmë një anije të madhe spitalore në Groenlandë për t’u kujdesur për shumë njerëz që janë të sëmurë dhe nuk po marrin kujdesin e duhur atje. Është rrugës!!!”, tha Trump.

As Shtëpia e Bardhë dhe as zyra e Landry-t nuk iu përgjigjën pyetjeve rreth postimit, nëse anija ishte kërkuar nga Danimarka ose Groenlanda. Danimarka dhe SHBA-të zhvilluan muajin e kaluar bisedime për të zgjidhur situatën e tensionuar brenda aleancës së NATO-s.

Trump e publikoi postimin në rrjetet sociale disa orë pas deklaratës së Komandës së Përbashkët Arktike të Danimarkës, e cila tha se kishte evakuuar një anëtar ekuipazhi që kërkonte trajtim urgjent mjekësor nga një nëndetëse amerikane që operon në ujërat e Grenlandës, shtatë milje larg kryeqytetit të Grenlandës, Nuuk.

Burimi: opinion.al

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

gjorgjievski shkupi do te behet me luna park modern nje hapesire argetimi per te gjitha moshat 699b45e2a04e5
Lajmi i mëparshëm

Gjorgjievski: Shkupi do të bëhet me Luna Park modern, një hapësirë argëtimi për të gjitha moshat

obrm pdukm lsdm dhe bdi e vendosen gjyqesorin nen kontroll politik 699b4c3a462d3
Lajmi i radhës

OBRM-PDUKM: LSDM dhe BDI e vendosën gjyqësorin nën kontroll politik

Të fundit nga

Milani nuk është për titull! Jashari 74 minuta

Parma shkaktoi senzacion në “San Siro”, duke e gjunjëzuar me rezultat 1:0 Milanin. Kjo është fitorja më e bujshme e javës së 26-të në Kampionatin e Italisë. Futbollisti Ruben Loftus-Cheek u lëndua
ShkoLartë