trump cmimi per shkak te luftes me iranin i vogel per ta mbajtur boten te sigurt 6ac53570a0467

​Trump: Çmimi për shkak të luftës me Iranin, i vogël për ta mbajtur botën të sigurt

October 6, 2026
1 minut lexim

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump ka ngritur shqetësime me një fjalim të fundit të mbajtur në Nebraska në mes popullit amerikan.

Në një tubim të republikanëve në Nebraska mbrëmë, Trump u tha mbështetësve se shpresonte të shihte një “fitore të jashtëzakonshme” në zgjedhjet e ndërmjetme të nëntorit, që po afrohen me shpejtësi. Më pas ai tha se çmimet e larta për shkak të luftës me Iranin ishin një çmim i vogël për t’u paguar për ta mbajtur botën të sigurt.

“Ata mund ta shkatërrojnë një qytet. Le ta shkatërrojnë Los Anxhelosin. Le ta shkatërrojnë San Diegon”, tha Trump në tubim, raporton The Guardian.

Nuk vonoi reagimi nga kryebashkiakja e Los Anxhelosit, Karen Bass, e cila tha se ato që po thotë Trump janë kërcënime të papërgjegjshme, të cilat mund të rrezikojnë sigurinë e qytetit të dytë më të madh të Amerikës.

Ndërsa, kryebashkiaku i San Diegos, Todd Gloria, tha se qyteti i tij nuk ishte dëm kolateral në luftën e presidentit në një shkrim në X.

Kjo ka ngritur shqetësime tek populli amerikan, por gjithsesi kjo nuk do të ishte hera e parë që Trump ka mbajtur një fjalim kontrovers, shkruan The Guardian.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

berisha gjate qeverisjes sone shqiperia doli e katerta ne bote per konvertimin e rritjes ekonomike ne mireqenie 6ac535176adf3
Lajmi i mëparshëm

Berisha: Gjatë qeverisjes sonë Shqipëria doli e katërta në botë për konvertimin e rritjes ekonomike në mirëqenie

kylie jenner trazon rrjetin mori me qira nje kinema te tere per nje mbremje me shoqet 6ac5363dbed4e
Lajmi i radhës

Kylie Jenner trazon rrjetin: Mori me qira një kinema të tërë për një mbrëmje me shoqet

Të fundit nga

Kurti mban sonte konferencë për media

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do të mbajë sonte konferencë për media, në orën 19:45, në Zyrën e Kryeministrit. Lajmi është bërë i ditur nga Arlind Manxhuka, i cili përmes një njoftimi
ShkoLartë