trump brenda dy javesh do te dihet nese do kete paqe ne ukraine 68a841ce7535e

Trump: Brenda dy javësh do të dihet nëse do ketë paqe në Ukrainë

August 22, 2025
1 minut lexim

Presidenti amerikan, Donald Trump ka dhënë një deklaratë të rëndësishme lidhur me luftën në Ukrainë. Ai theksoi se brenda dy javëve do të jetë e qartë nëse do të arrihet paqe në këtë rajon.



“Brenda dy javëve do të dimë nëse do të ketë paqe në Ukrainë. Më pas ndoshta do të duhet të ndjekim një qasje tjetër”, tha Trump.

Ai ka lënë të kuptohet se në rast se situata nuk përmirësohet, do të jetë e nevojshme të ndryshohet strategjia për të adresuar më mirë zhvillimet në terren.

Kjo deklaratë vjen në një moment kur tensionet dhe përpjekjet diplomatike për një zgjidhje të konfliktit janë në kulmin e tyre, duke mbajtur vëmendjen e botës të fokusuar te e ardhmja e Ukrainës.

Ndryshe, Trump është takuar gjatë premtes së kaluar me presidentin rus, Vladimir Putin për të gjetur një zgjidhje për përfundimin e luftës në shtetin ukrainas.

Burimi: opinion.al

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

aksioni ne jug ikmt shemb objektin e dyte te skualifikuar nga legalizimet 68a8409c00e54
Lajmi i mëparshëm

Aksioni në jug, IKMT shemb objektin e dytë të skualifikuar nga legalizimet

ihmk reshjet e fundit permiresojne ndjeshem situaten klimatike 68a842af02556
Lajmi i radhës

IHMK: Reshjet e fundit përmirësojnë ndjeshëm situatën klimatike

Të fundit nga

ShkoLartë