trump bisedimet me zelensky ishin shume te mira 6972a00eefbc5

Trump: Bisedimet me Zelensky ishin shumë të mira

January 23, 2026
1 minut lexim

Presidenti amerikan Donald Trump është shfaqur para kamerave pasi ka lënë takimin e tij me homologun ukrainas Volodymyr Zelensky.



Ai tha se bisedimet me presidentin ukrainas ishin “të mira”, transmeton Telegraif.

Trump është pyetur nëse ka mundësi për të arritur një marrëveshje sot dhe theksoi “do të shohim se çfarë ndodh”.

“Do të takohemi me Rusinë, kjo do të zhvillohet nesër dhe do të takohemi me presidentin Putin”, shtoi ai.

“Pata një takim shumë të mirë me presidentin Zelensky, të gjithë duan që lufta të mbarojë”, theksoi ndër tjera.

Trump u tha gjithashtu gazetarëve se dyshja nuk diskutoi për anëtarësimin e Zelensky në Bordin e Paqes.

Burimi: opinion.al

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

me garanci prej rreth 5 milione eurove borce markovski lirohet nga paraburgimi 69729fcb2810b
Lajmi i mëparshëm

Me garanci prej rreth 5 milionë eurove, Borçe Markovski lirohet nga paraburgimi

ne mars do te kete edhe nje rritje te pagave ne shendetesine publike 6972a0566e6c6
Lajmi i radhës

Në mars do të ketë edhe një rritje të pagave në shëndetësinë publike

Të fundit nga

ShkoLartë