trump 40 minuta ne telefon me putinin po pergatis takimin me te dhe zelenskin 68a3bc65ab95f

Trump 40 minuta në telefon me Putinin: Po përgatis takimin me të dhe Zelenskin

August 19, 2025
1 minut lexim

Presidenti Trump foli me Vladimir Putinin në telefon për rreth 40 minuta teksa ishte në takim me Zelensky-n dhe liderët evropianë në Shtëpinë e Bardhë sot, ka konfirmuar shefi i Shtëpisë së Bardhë.

Trump përmes rrjeteve sociale, thotë se “në përfundim të takimeve, unë telefonova Presidentin Putin dhe nisa përgatitjet për një takim, në një vend që do të përcaktohet, mes Presidentit Putin dhe Presidentit Zelensky”, shkroi ai.

“Pas këtij takimi do të kemi një takim tresh, që do të jetë mes dy presidentëve, plus meje”.

Trump gjithashtu tha se gjatë bisedimeve të sotme u diskutuan garancitë e sigurisë për Ukrainën, të cilat sipas tij “do të ofrohen nga vende të ndryshme evropiane, në koordinim me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”.

Disa media ndërkombëtare më herët kishin raportuar se telefonata ishte kryer, duke cituar burime të paemëruara pranë bisedimeve.

Nuk pritej që Trump të fliste me Putinin deri sa të përfundonin takimet me Zelensky-n dhe liderët evropianë.


Top Channel

Burimi: top channel

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

zelensky largohet nga shtepia e bardhe 68a3bab4a3f06
Lajmi i mëparshëm

Zelensky largohet nga Shtëpia e Bardhë

dy truke qe ta marresh i pari valixhen tende ne aeroport 68a3c2b4d0bbc
Lajmi i radhës

Dy truke që ta marrësh i pari valixhen tënde në aeroport

Të fundit nga

Si e “humbi” Trump Indinë?

Nëse një ditë amerikanët do të pyesin “kush e humbi Indinë”, Donald Trump do ta dijë se ka qenë ai. Dhe nëse indianët do t’i drejtohen Narendra Modit me pyetjen “kush e humbi Amerikën”,

Moti sot në Maqedoni

2 Shkup, 6 dhjetor – Sot vendi do të jetë nën ndikimin e motit të vranët në të gjithë territorin, i shoqëruar me reshje shiu. Sipas paralajmërimeve të Meteorologjisë (UHMK), reshjet do
ShkoLartë