tronditje ne rajon 6 persona nga shkupi dhe kumanova dyshohen per planifikimin e vrasjes se nje biznesmeni izraelit ne greqi 6afc9930dede4

Tronditje në rajon: 6 persona nga Shkupi dhe Kumanova dyshohen për planifikimin e vrasjes së një biznesmeni izraelit në Greqi!

November 17, 2026
1 minut lexim
att.gKs5BUvKErSQabeNOF4 y7F6H0hjx2TrfyzON5uNDjE

Një operacion ndërkombëtar i sigurisë ka zbuluar një komplot të dyshuar për vrasjen e një biznesmeni izraelit me origjinë greke, ku dyshohet se ishin përfshirë gjashtë persona nga Shkupi dhe Kumanova, të moshës 29 deri në 73 vjeç.

Sipas gazetës greke Protothema, personi që ishte shënjestruar mbante pozitë drejtuese në një kompani dhe ishte në interes të shërbimeve iraniane të inteligjencës. Ai ndodhej nën mbrojtje policore për shkak të kërcënimeve të mëparshme.

Hetimet dyshojnë se operacioni ishte organizuar nga shtetasi iranian Edris Jahangiri Mavane, me ndihmën e Naxhi Sharifi Zindashtit, person i kërkuar nga FBI-ja.

Të dyshuarit nga Maqedonia e Veriut, sipas raportimeve, kishin zhvilluar takime me organizatorët në Iran dhe vende të tjera, ndërsa detyra e tyre ishte të udhëtonin drejt Greqisë për të realizuar atentatin.

Gjatë aksionit policor janë sekuestruar armë, municion, telefona, kompjuterë dhe skica të lokacioneve të rëndësishme. Katër persona ndodhen në paraburgim, një në arrest shtëpiak, ndërsa i gjashti është ende në kërkim.

Operacioni është realizuar në bashkëpunim ndërmjet shërbimeve të sigurisë së Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë, duke parandaluar atentatin e dyshuar.

Hetimet vazhdojnë për zbardhjen e plotë të rrjetit dhe lidhjeve të tij ndërkombëtare.

Burimi: lajmpress.org

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

putinit i vjen nje tjeter goditje nga brukseli ja kush perfundoi ne listen e zeze 6afc98d81b7d1
Lajmi i mëparshëm

Putinit i vjen një tjetër goditje nga Brukseli, ja kush përfundoi në listën e zezë

charlize theron sfidon rregullat e modes 6afc99341d4c8
Lajmi i radhës

Charlize Theron sfidon rregullat e modës

Të fundit nga

ShkoLartë