tronditje ne itali foshnja rezulton pozitive me kokaine rrembehet nga babai 688157a6f34fe

Tronditje në Itali/ Foshnja rezulton pozitive me kokainë, rrëmbehet nga babai

July 23, 2025
1 minut lexim

Një rast i rëndë dhe alarmues ka ndodhur në spitalin “Ruggi d’Aragona” në Salerno, Itali, ku një foshnjë katër muajshe ka rezultuar pozitive për kokainë. Ndërkohë që ndodhej nën kujdes intensiv mjekësor, babai i saj e ka marrë me forcë nga pavijoni pediatrik dhe është larguar pa asnjë autorizim.

Sipas të dhënave zyrtare, e mitura ishte paraqitur në urgjencë me “kod blu” – një nivel urgjence që kërkon ndërhyrje të shpejtë, por nuk është rrezik për jetën. Pas analizave laboratorike, mjekët zbuluan prani të lartë kokainë në organizmin e saj, duke çuar në aktivizimin e menjëhershëm të policisë.

Teksa po merrte trajtim dhe shfaqte shenja përmirësimi, babai – një shtetas i huaj me banim në Eboli – ka hyrë në repart dhe e ka marrë vajzën pa lejen e personelit, duke u larguar në mënyrë të menjëhershme. Deri më tani, nuk është bërë e mundur lokalizimi i tij apo i foshnjës, e cila ndodhej ende në gjendje delikate shëndetësore.

Autoritetet italiane kanë ndërmarrë masa të menjëhershme për gjetjen e të miturës, përfshirë kontrolle në rrugë, analizim të pamjeve të sigurisë dhe operacione kërkimi në zonat përreth.

Hipoteza e ekspozimit ndaj kokainës përmes ushqyerjes me gji është përjashtuar, duke forcuar dyshimet për një kontakt të drejtpërdrejtë të foshnjës me substancën. Hetimet janë të përqendruara në ambientin familjar dhe rrethanat që kanë sjellë këtë ngjarje tronditëse.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

mojsiloviq viziton njesite e ushtrise se serbise ne rashke 688156b69d1b0
Lajmi i mëparshëm

​Mojsiloviq viziton njësitë e Ushtrisë së Serbisë në Rashkë

ministria e financave publikon referencat per meter katror cmimet ne durres e vlore 68815c56cbd9e
Lajmi i radhës

Ministria e Financave publikon referencat për metër katror, çmimet në Durrës e Vlorë

Të fundit nga

ShkoLartë