tronditet meksika trupat e nje influencueseje dhe familjes se saj u gjeten brenda nje kamioni lidhjet me kartelat e droges 68b1e6d36db02

Tronditet Meksika! Trupat e një influencueseje dhe familjes së saj u gjetën brenda një kamioni, lidhjet me kartelat e drogës

August 29, 2025
1 minut lexim

Një ngjarje e rëndë ka tronditur opinionin publik në Meksikë, pasi një influencuese e njohur në rrjetet sociale u gjet e vdekur brenda një kamioni së bashku me bashkëshortin dhe dy fëmijët e tyre të mitur.

Trupat e pajetë të 32-vjeçares Esmeralda Ferrer Garibay, bashkëshortit të saj 36-vjeçar dhe fëmijëve të tyre, një djalë 13 vjeç dhe një vajzë 7 vjeç, u gjetën të braktisur në një mjet në qytetin Guadalajara, në shtetin e Jalisco-s.

Autoritetet hetimore kanë zbuluar se automjeti ku ndodheshin trupat e pajetë ishte lidhur me një garazh mekanik, ku u zbuluan gjurmë gjaku dhe prova balistike, duke lënë të kuptohet se vrasjet ndodhën aty.

Dy punëtorë të këtij garazhi u arrestuan dhe u morën në pyetje nga prokuroria meksikane, por u liruan për mungesë provash. Megjithatë, ndodhi diçka e pazakontë: teksa po dilnin nga zyra e prokurorit, një grup i armatosur rrëmbeu njërin prej tyre, ndërsa tjetri arriti të largohej me shpejtësi.

Nga videot me luks te këngët për kartelet

Esmeralda, e njohur në rrjet me emrin “Esmeralda FG”, kishte dhjetëra mijëra ndjekës dhe qindra mijëra pëlqime në TikTok dhe Instagram. Përmbajtja e saj fokusohej në jetën luksoze, pushime në resorte të shtrenjta dhe veshje firmato.

Në disa prej videove të saj, ajo këndonte edhe këngë të famshme në Meksikë që lavdërojnë figurat e karteleve të drogës, çka ka shtuar dyshimet mbi sfondin e jetës së saj dhe të bashkëshortit.

Objektivi

Sipas autoriteteve, pista kryesore e hetimit është se objektivi i sulmit ka qenë bashkëshorti i Esmeraldës, i cili merrej me tregti makinash dhe produkte bujqësore në shtetin e Michoacán, një zonë e njohur për praninë e grupeve kriminale.

Për momentin, vrasja mbetet e pazgjidhur, ndërsa ngjarja ka ngjallur debat të gjerë në rrjetet sociale dhe ka tronditur komunitetin online që ndiqte influencuesen.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

paralajmerimi si te mbroheni nga mashtrimi i ri qe synon perdoruesit e gmail ne google 68b1e68f13223
Lajmi i mëparshëm

Paralajmërimi/ Si të mbroheni nga mashtrimi i ri që synon përdoruesit e Gmail në Google?

rama i pergjigjet klgj mos e harxhoni kohen per te gjykuar se si e bej une punen 68b1eb92c1ef3
Lajmi i radhës

Rama i përgjigjet KLGJ: Mos e harxhoni kohën për të gjykuar se si e bëj unë punën

Të fundit nga

ShkoLartë