Një grua 45-vjeçare ka ndërruar jetë në Itali, pasi u rrëzua nga kali dhe ai e shtypi ndërsa po ecte përgjatë një shtegu.
Sipas deklaratës së policisë, kali u frikësua papritmas, u ngrit mbi këmbët e pasme dhe më pas ra, duke e shtypur 45-vjeçaren.
Kur mbërritën shërbimet e urgjencës, gruaja kishte pësuar arrest kardiak. Vullnetarë të Gardës nga shërbimi i urgjencës dhe një ambulancë ajrore e transportuan gruan e plagosur në spital pasi gjendja e saj ishte shumë e rëndë, aty ku edhe ndërroi jetë.
Sipas mediave vendase, lajmi ka shkaktuar pikëllim të thellë në Salò dhe Gardone Riviera, ku gruaja jetonte në fshatin e vogël San Michele me djalin e saj 13-vjeçar .
Jessica Caratti ishte e njohur në zonë për punën e saj pasi ajo drejtonte pikën e informacionit turistik të Salò-së , pak hapa larg bashkisë, dhe vlerësohej për angazhimin dhe gatishmërinë e saj për të organizuar iniciativa dhe ngjarje.
Top Channel
Burimi: top channel


