tronditese ne shba trupat e nje gruaje dhe dy femijeve te vegjel gjenden pa jete ne liqenin michigan 68c7c566d49fd

Tronditëse në SHBA, trupat e një gruaje dhe dy fëmijëve të vegjël gjenden pa jetë në liqenin Michigan

September 15, 2025
1 minut lexim

Një ngjarje tronditëse me elementë thriller ka ndodhur të shtunën, më 13 shtator, në liqenin Michigan, pranë Çikagos, ku brenda pak orësh janë gjetur tre trupa pa jetë, i një gruaje dhe dy fëmijë të vegjël.

Rreth orës 2:30 të pasdites, autoritetet nxorën nga uji trupat e një gruaje 31-vjeçare dhe një djali 6-vjeçar, në zonën e South Hayes Drive. Ekipet e shpëtimit konfirmuan vdekjen e tyre në vendngjarje.

Më herët gjatë ditës, rreth orës 11:30 të mëngjesit, në një pikë tjetër të liqenit, ishte gjetur edhe trupi i një foshnjeje – një vajzë e vogël.

Policia e Çikagos ka deklaruar se të tria rastet duket se janë të lidhura dhe po hetohen si pjesë e një ngjarjeje që dyshohet të ketë lidhje me një konflikt familjar. Megjithatë, shkaqet e sakta të vdekjes mbeten ende të paqarta dhe po hetohen nga autoritetet.

Identitetet e viktimave nuk janë bërë ende publike, ndërsa hetimet vazhdojnë.


Top Channel

Burimi: top channel

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

treni rus hidhet ne ere nje tjeter del nga shinat mes nje serie sulmesh me disa te vdekur 68c7c3b377fc5
Lajmi i mëparshëm

Treni rus ‘hidhet në erë’, një tjetër del nga shinat – mes një serie ‘sulmesh’ me disa të vdekur

rruga shiroke zogaj rama do te hape rruge te reja zhvillimi per shkodren 68c7c87326cf5
Lajmi i radhës

Rruga Shirokë-Zogaj, Rama: Do të hapë rrugë të reja zhvillimi për Shkodrën

Të fundit nga

ShkoLartë