tritoli ndaj biznesit detaje nga ngjarja ne shkoder cfare deklaroi pronari 69393f5d13b31

Tritoli ndaj biznesit, detaje nga ngjarja në Shkodër: Çfarë deklaroi pronari

December 10, 2025
1 minut lexim

Detaje të reja janë zbuluar nga shpërthimi me tritol në derën e një biznesi në Shkodër, ngjarje e cila ndodhi më 9 dhjetor. Siç raportoi gazetarja Emi Kalaja kamerat e sigurisë kanë kapur çdo moment. Autorët e kanë patur një prej tyre mbi kokë, por kjo nuk i ka penguar që të realizojnë objektivin e tyre.

Sipas asaj që raportoi gazetarja, kanë qenë dy autorë që nga fiziku duken adoleshentë. Ata janë afruar me motor, kanë vendosur tritolin dhe më pas janë larguar. Autorët kanë qenë të veshur me rroba të zeza dhe të maskuar.

Siç raporton edhe gazetarja, në Shkodër është kthyer në metodë kërcënimi vendosja e tritolit. Pak javë më parë ishte rasti i një punonjësi të Tatimeve që iu vendos tritol në automjet. Ai mbeti i plagosur, por fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.

“Siç duket tritoli nuk le gjurmë dhe është zgjedhur si mënyrë efektive për të dëmtuar pronë e tjetrit dhe për të dërguar mesazhe të koduara”, raportoi gazetarja.

Ndërkohë policia ka marrë në pyetje pronarin nëse ka patur konflikt apo nëse ka dyshime kush mund të jenë autorët. Ai ka deklaruara se nuk ka pasur konflikte me asnjë person dhe se prej 15 vitesh prodhon reklama.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

zhernovski emigrantet do te levizin lirshem ne te gjithe maqedonine 69393d51a1c7c
Lajmi i mëparshëm

Zhernovski: Emigrantët do të lëvizin lirshëm në të gjithë Maqedoninë

elita e basketbollit vjen sonte me dy duele interesante 69393fb79b4c9
Lajmi i radhës

Elita e basketbollit vjen sonte me dy duele interesante

Të fundit nga

ShkoLartë