tripunovski specat po grumbullohen pa pengesa kemi rritje te subvencioneve per vitin 2025 6896761ade313

Tripunovski: Specat po grumbullohen pa pengesa, kemi rritje të subvencioneve për vitin 2025

August 9, 2025
1 minut lexim

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Cvetan Tripunovski i cili është në terren në rajonin e Gjevgjelisë dhe Strumicës sot deklaroi se sipas informacioneve të para nga Inspektorati Shtetëror Bujqësorë grumbullimi po zhvillohet normalisht, kemi një prodhim të mirë të specave, ndërsa cilësia është solide.

Siç njoftoi Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Tripunovski theksoi se gjatë ditës së djeshme janë paguar mbi 259 milionë denarë për 4.143 fermerë.

“Për kujtesë, gjatë ditës së djeshme kemi realizuar pagesa sipas nënmasës 1.7 nga 3 denarë për kilogram për të gjitha kulturat kopshtare të dorëzuara në kapacitete përpunuese. Gjegjësisht, kemi paguar mbi 259 milionë denarë për 4.143 fermerë”, theksoi Tripunovski.

Ai theksoi se përkushtimi i Qeverisë dhe kryeministrit Hristijan Mickoski në fushën e bujqësisë dhe kopshtarisë është që në Programin për vitin 2025 kemi rritje të subvencionit për kilogram spec të dorëzuar, nga 3 denarë në 4 denarë për periudhën gusht–tetor. Dhe për periudhën tjetër, shtoi ministri nga 5 në 6 denarë për kilogram.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

izraeli ultimatum qytetareve te gazes keni kohe te evakuoheni deri me 7 tetor 689675a2ee8fb
Lajmi i mëparshëm

Izraeli ultimatum qytetarëve të Gazës: Keni kohë të evakuoheni deri më 7 tetor

limaj ne perurimin e nenkalimit ne malisheve qyteti eshte transformuar merita i takon ekrem kastratit 68967692f05c2
Lajmi i radhës

Limaj në përurimin e nënkalimit në Malishevë: Qyteti është transformuar, merita i takon Ekrem Kastratit

Të fundit nga

ShkoLartë