tripunovski prodhimi vendor i grurit mbi 280 mije tone 9 mije tone per rezervat shteterore 6898e0dbd9245

Tripunovski: Prodhimi vendor i grurit mbi 280 mijë tonë – 9 mijë tonë për rezervat shtetërore

August 10, 2025
1 minut lexim

“Këtë vit, ndryshe nga viti i kaluar, kemi një rritje prej 2% të sipërfaqeve të mbjella me grurë në vitin 2025. Sipas të dhënave fillestare nga institucionet shkencore dhe vrojtimet në terren, kemi një rritje të konsiderueshme të rendimentit mesatar, i cili në nivel shtetëror këtë vit do të jetë mbi 4 tonë për hektar”, theksoi ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Cvetan Tripunovski.

“Këto 70 mijë hektarë që kemi të evidentuara si të mbjella me grurë do të japin një mesatare shumë më të lartë se vitet e kaluara. Do të sigurojmë një prodhim prej 280 deri në 300 mijë tonë grurë, me çka do të plotësohen nevojat vendore,” shtoi ai.

Ministri theksoi se në të kaluarën vërejtja kryesore ishte se shteti lejonte që rezervat shtetërore të mbusheshin me grurë të importuar, në vend që të mbusheshin nga prodhimi vendor.

“Në mbledhjen e qeverisë morëm vendim që, përmes Agjencisë për Rezervat Shtetërore të Mallrave, nga bujqit individualë të bëhet blerja e 9 mijë tonëve grurë për nevojat e rezervave shtetërore,” sqaroi ministri Tripunovski.

Ai shtoi se rezervat shtetërore do të mbushen në disa rajone të Maqedonisë: në rajonin e Manastirit, në rajonin e Prilepit, pjesërisht në Ovçepoli dhe në Maqedoninë Perëndimore.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

dy boksiere japoneze humbin jeten pas dueleve ne te njejtin event sportiv 6898e0639c2a2
Lajmi i mëparshëm

Dy boksierë japonezë humbin jetën pas dueleve në të njëjtin event sportiv

pdk ne drenas hap zyra te reja hajdari njofton zgjedhjen e kryetarit te shtabit zgjedhor 6898e1538b119
Lajmi i radhës

PDK në Drenas hap zyra të reja, Hajdari njofton zgjedhjen e kryetarit të shtabit zgjedhor

Të fundit nga

ShkoLartë