tripunovski pritet nje vjelje rekord prej mbi 100 milione kilograme rrush vere deri me 4 shtator jane grumbulluar tashme 30 milione 68bc6ff0ebeab

Tripunovski: Pritet një vjelje rekord prej mbi 100 milionë kilogramë rrush vere, deri më 4 shtator janë grumbulluar tashmë 30 milionë

September 6, 2025
1 minut lexim

„Sot ndodhemi në manifestimin e organizuar nga Komuna e Kavadarcit – ,,Vjelja e rrushit të Tikveshit” dhe uroj një manifestim të suksesshëm, sepse ai pasqyron fillimin e vjeljes së rrushit të verës nga rajoni i Tikveshit”, tha ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Cvetan Tripunovski nga Kavadarci.

„Ne si Ministri mbetemi të fokusuar fuqishëm për ta rikthyer sasinë dhe cilësinë e prodhimit të rrushit të verës. Këtë vit presim mbi 25 milionë kilogramë më shumë në krahasim me vjeljen e vitit të kaluar. Pritet që vjelja e përgjithshme të jetë mbi 100 milionë kilogramë”, theksoi ministri.

Ai shtoi se këtë vit ka një progres të rëndësishëm në vreshtari.

„Ministria gjatë periudhës së kaluar i ka kushtuar vëmendje serioze sistemeve të ujitjes, që janë vendimtare në pjesën e prodhimit të rrushit të verës”, shpjegoi ministri Tripunovski.

Ministri theksoi se sipas të dhënave që ka Ministria nga Inspektorati Shtetëror i Bujqësisë, deri më 4 shtator janë grumbulluar rreth 30 milionë kilogramë rrush vere, nga të cilat rreth 11 milionë kilogramë rrush i kuq, ndërsa pjesa tjetër rrush i bardhë.

„Inspektorati dhe Ministria, si dhe Qeveria në tërësi, do ta ndjekin çdo ditë grumbullimin e rrushit të verës për të parandaluar çdo devijim nga normat dhe dispozitat ligjore në fuqi”, theksoi ai.

Ministri Tripunovski shtoi se Maqedonia është lidere në prodhimin e verës cilësore në botë.

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

bujar osmani ka frike nga debati publik me izet mexhitin i vardiset hristijan mickovskit 68bc6f5605205
Lajmi i mëparshëm

Bujar Osmani ka frikë nga debati publik me Izet Mexhitin, i vardiset Hristijan Mickovskit

meta mund te intimidoje deshmitaret klodiana lala dosja e veliajt eshte duke u qepur 68bc715530774
Lajmi i radhës

“Meta mund të intimidojë dëshmitarët”/ Klodiana Lala: Dosja e Veliajt është duke u ‘qepur’

Të fundit nga

ShkoLartë