trimoshat e bkh se rama reagon serish patllakja episodi me i embel qe 693f185169516

“Trimoshat e BKH-së…”, Rama reagon sërish: “’Patllakja’, episodi më i “ëmbël” që…

December 14, 2025
min lexim

Përgjigja e Edi Ramës nuk ka vonuar ndaj Byrosë Kombëtare të Hetimit, e cila reagoi pasi kryeministri tha në podcastin e tij këtë mëngjes se tre hetues nuk kishin pranuar të dorëzonin armët në hyrje të Kryeministrisë.



Byroja Kombëtare e Hetimit reagoi pasditen e së dielës, duke thënë se gjithçka është bërë sipas ligjit dhe nuk ka pasur asnjë përplasje me Gardën.

Ndërkohë, në një reagim në rrjetin social X, Rama shkruan se, “nuk i ka kritikuar për armëmbajtje pa leje, po për padijen etike dhe ligjore që i shtyu të donin të hynin në kryeministri me patllake siç e thonë edhe vetë në deklaratë”.

“Qenka përgjigjur publikisht edhe BKH-ja ndaj njërit prej një sërë episodesh të mungesës së etikës profesionale të anëtarëve të asaj trupe, të cilin e ceka sot në podkastin FLASIM, duke folur për simptomat shqetësuese të sëmundjeve të vjetra në organizmat e drejtësisë së re!

Ata kanë cituar ligjin, sipas të cilit mund të mbajnë patllake, kur në fakt unë nuk i kritikova për armëmbajtje pa leje, po për padijen etike dhe ligjore që i shtyu të donin të hynin në kryeministri me patllake siç e thonë edhe vetë në deklaratë.

Sikur të ishte ky një rast i veçuar, padiskutim që nuk do ta kisha cekur në kuadër të qëndrimit të sotëm mbi simptomat e lartpërmendura, por fatkeqësisht ky ishte më i ëmbli i episodeve që munda të gjej, për trimoshat e BKH-së që shfaqin shpesh boshllëqe shqetësuese etike e profesionale – thënë kjo shumë ëmbëlsisht për këtë pjesë të problematikës së sëmundjeve të vjetra në organizmat e drejtësisë së re.

Gjithsesi, po e përsëris, ka ardhur koha e një reflektimi serioz, profesional dhe ndërinstitucional, për të ndarë beben e sapolindur të nga ujërat e pistë, në një proces historik ku duhet të garantojmë suksesin e Reformës në Drejtësi, duke garantuar medoemos pavarësinë e gjyqësorit, po ku po ashtu, nuk mundet kurrësesi të lejojmë që kura te bëhet problem më i madh se sëmundja, duke rrezikuar liritë e të drejtat dhe frymëmarrjen e administratës e të ekonomisë së vendit”, mbyllet reagimi i Ramës.

Burimi: opinion.al

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

ishte duke ngjitur nje mal alpinistja humb jeten tragjikisht nga terreni i rreshqitshem 693f1557af70d
Lajmi i mëparshëm

Ishte duke ngjitur një mal, alpinistja humb jetën tragjikisht nga terreni i rrëshqitshëm

benita tregon se si u be viral per dhembet edhe dentistet ne kine e amerike kane folur per ta 693f1b711df56
Lajmi i radhës

Benita tregon se si u bë viral për dhëmbët: Edhe dentistët në Kinë e Amerikë kanë folur për ta

Të fundit nga

ShkoLartë