trim lum kontribuon ne repartin e kirurgjise se spitalit te struges qyra struges i duhet nje spital i ri 68d4d3100944e

“Trim & Lum” kontribuon në repartin e kirurgjisë së Spitalit të Strugës, Qyra: Strugës i duhet një spital i ri

September 25, 2025
1 minut lexim

Strugë, 24 shtator – Kandidati i pavarur për Strugën, njëherësh afaristi i njohur, Mendi Qyra, ka vijuar me aktivitetet e tij filantropike në mbështetje të qytetit. Përmes kompanisë “Trim & Lum”, ai ka kontribuar në renovimin e një dhome me kushte bashkëkohore dhe disa hapësirave të tjera në repartin e kirurgjisë në Spitalin e Strugës.

Gjatë vizitës, Qyra u mirëprit nga Dr. Fejsi Shehu, ndërsa u njoh nga afër me ndryshimet e sjella në këtë repart. “Një hap i vogël mund të sjellë ndryshim të madh, dhe shpërblimi më i madh është mirënjohja e pacientëve që sot marrin shërbim më dinjitoz,” tha ai.

Qyra theksoi se qyteti ka nevojë për një vizion më të madh dhe për investime serioze në shëndetësi. “E them me bindje dhe përgjegjësi: Strugës i duhet urgjentisht një spital i ri. Ky nuk është vetëm vizioni im, por një domosdoshmëri për të gjithë qytetarët. Le ta kërkojmë dhe ta realizojmë bashkë, për një Strugë ndryshe,” deklaroi ai.

Me këtë nismë, kandidati i pavarur për Strugën riafirmon angazhimin e tij për të qenë pranë qytetarëve jo vetëm në fushën e arsimit, kulturës dhe sportit, por edhe në sektorin jetik të shëndetësisë.

Burimi: zhurnal.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

horoskopi i dates 25 shtator 2025 68d4c27366f8a
Lajmi i mëparshëm

Horoskopi i datës 25 shtator 2025

drejtoresha e shish vizite zyrtare ne nato 68d4d514d0e71
Lajmi i radhës

Drejtoresha e SHISH vizitë zyrtare në NATO

Të fundit nga

Si e “humbi” Trump Indinë?

Nëse një ditë amerikanët do të pyesin “kush e humbi Indinë”, Donald Trump do ta dijë se ka qenë ai. Dhe nëse indianët do t’i drejtohen Narendra Modit me pyetjen “kush e humbi Amerikën”,

Moti sot në Maqedoni

2 Shkup, 6 dhjetor – Sot vendi do të jetë nën ndikimin e motit të vranët në të gjithë territorin, i shoqëruar me reshje shiu. Sipas paralajmërimeve të Meteorologjisë (UHMK), reshjet do
ShkoLartë