tri tipare qe vetem qente me inteligjente i kane dhe qe i dallojne nga te gjitha racat 693334e141d07

Tri tipare që vetëm qentë më inteligjentë i kanë – dhe që i dallojnë nga të gjitha racat

December 5, 2025
min lexim

Studimin e realizuan Universiteti i Portsmouth-it dhe Universiteti Friedrich Schiller. Rezultatet tregojnë një kureshtje më të theksuar dhe fokus më të madh tek qentë e shkathtë krahasuar me të tjerët

Një studim i ri sugjeron se tre tipare kyçe: kureshtja, fokusi dhe vetëkontrolli, mund të jenë sekreti që i dallon qentë gjeni nga të tjerët, dhe shkencëtarët besojnë se ky mund të jetë hapi i parë drejt krijimit të një “IQ-testi për qentë”.

Studimi u krye nga Universiteti i Portsmouth-it në bashkëpunim me Universitetin Friedrich Schiller në Jenë, me qëllim që për herë të parë të përcaktohet saktësisht se çfarë e bën një qen të aftë të njohë qindra objekte vetëm nga emri i tyre.

Udhëheqësja kryesore e kërkimit, prof. dr. Julianne Kaminski, theksoi se qentë e tillë janë “jashtëzakonisht të rrallë” dhe se zotërojnë një aftësi të lindur.

Studimi analizoi 11 qen nga Mbretëria e Bashkuar, SHBA, Zvicra, Holanda dhe Gjermania. Midis tyre kishte border collie, përzierje racash, qentë ujorë spanjollë dhe mops, dhe të gjithë iu nënshtruan tetë detyrave njohëse që testonin kureshtjen, zgjidhjen e problemeve, të nxënit, memorien dhe komunikimin me njerëzit, transmeton Telegrafi.

Tri tiparet e përbashkëta

Studiuesit zbuluan tre tipare të përbashkëta që i dallonin qentë gjeni në mënyrë të qartë: kureshtje më të madhe, fokus më të fortë dhe vetëkontroll më të mirë, shkruan Newsweek. Ekipi beson se ky studim mund të çojë në zhvillimin e një “IQ-testi për këlyshë”.

Rezultatet treguan se këta qen kalonin më shumë kohë duke studiuar objekte të reja dhe i vëzhgonin ato më shpesh sesa grupi kontrollues, gjë që tregon një kureshtje më të theksuar. Ata gjithashtu shfaqnin interes të orientuar ndaj objekteve të caktuara, ndryshe nga shumica e qenve që i eksplorojnë lodrat në mënyrë të rastësishme.

Harvey, një nga qentë në studim, u shpall një nga më të zgjuarit në Mbretërinë e Bashkuar pasi mësoi emrat e 203 lodrave, ku kureshtja e tij u tregua vendimtare. Studiuesit theksojnë se ky është vetëm fillimi dhe se duan të zbulojnë nëse këto tipare zhvillohen në moshë të hershme apo më vonë, dhe nëse mund të nxiten përmes trajnimit.

“Do të vazhdojmë kërkimin sepse duhet të zbulojmë nëse këto tipare janë pjesë e temperamentit të lindur apo zhvillohen me kalimin e kohës”, tha dr. Kaminski.

Ekipi beson se ky studim mund të çojë në krijimin e një “IQ-testi për këlyshë”, i cili do të vlerësonte aftësinë e qenve për të njohur objekte sipas emrit dhe do të identifikonte ata me potencial të lartë për të mësuar.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

osimhen afer transferimit sensacional te real madridi 693334d3b4976
Lajmi i mëparshëm

Osimhen afër transferimit sensacional te Real Madridi 

vrasja e 14 vjecarit ne maliq babai i viktimes reagon pas lirimit te dy bashkepunetoreve jemi te shkaterruar ngushellimin e kishim te drejtesia 6933358649845
Lajmi i radhës

Vrasja e 14-vjeçarit në Maliq, babai i viktimës reagon pas lirimit të dy bashkëpunëtorëve: Jemi të shkatërruar, ngushëllimin e kishim te drejtësia

Të fundit nga

ShkoLartë