Të dielën do të mbahen zgjedhjet lokale në Kosovë. Partitë politike po vazhdojnë fushatën për zgjedhjet lokale edhe sot, duke mbajtur tubime dhe takime me qytetarë për të shpalosur planprogramet për qeverisjen katërvjeçare në komuna.
Për zgjedhjet komunale të 12 tetorit, janë të certifikuara 93 subjekte politike, prej të cilave 32 parti politike, 2 koalicione, 32 iniciativa qytetare dhe 27 kandidatë të pavarur. Numri i përgjithshëm i kandidatëve, që përfaqësojnë këto subjekte politike, është: 5,626 kandidatë, prej të cilëve 206 kandidatë për kryetarë të komunave dhe 5 mijë 420 për anëtarë të Kuvendeve Komunale.
Sipas njoftimit të subjekteve politike, kjo është agjenda e partive politike për ditën e sotme:
Agjenda e aktiviteteve të LVV të datës 9 tetor 2025:
16:00 – Tubim në Dardanë, amfiteatri i qytetit në sheshin ” Metush Krasniqi.
Merr pjesë kryeministri, Albin Kurti.
18:00 – Tubim në Gjilan, Sheshi “Rexhep Mala & Nuhi Berisha”.
Merr pjesë kryeministri, Albin Kurti.
20:00 – Tubim në Ferizaj, në Fron Palace, Fshat të Vjetër.
Merr pjesë kryeministri, Albin Kurti.
17:30 – Tubim në Skënderaj, restaurant “Ferk”
Merr pjesë nënkryetari i Lëvizjes, Glauk Konjufca.
19:00 – Tubim në Drenas, salla e kultures.
Merr pjesë nënkryetari i Lëvizjes, Glauk Konjufca.
Agjenda mediale e Partisë Demokratike të Kosovës për ditën e enjte, 9 tetor 2025
1. Partia Demokratike e Kosovës mban tubim zgjedhor me qytetarët e Komunës së Ferizajt. I pranishëm do të jetë edhe kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi.
Vendi: Sheshi “Adem Jashari” (përballë komunës)
Koha: 17:45
2. Partia Demokratike e Kosovës mban tubim zgjedhor me qytetarët e Komunës së Kaçanikut. I pranishëm do të jetë edhe kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi.
Vendi: Shtëpia e kulturës “Xheladin Kurtaj”
Koha: 19:30
3. Partia Demokratike e Kosovës mban tubim zgjedhor me qytetarët e Komunës së Fushë Kosovës. I pranishëm do të jetë edhe kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi.
Vendi: Shkolla Fillore “Mihal Grameno”
Koha: 20:30
4. Partia Demokratike e Kosovës mban tubim zgjedhor me qytetarët e Komunës së Drenasit. E pranishme do të jetë edhe sekretarja e përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku.
Vendi: Shkolla Fillore “Rilindja”, Dobroshec
Koha: 20:30
Deri tani partitë e tjera nuk i kanë publikuar agjendat e tyre.
Burimi: botasot.info


