tregu i punes se seksit ne shqiperi hoxhaj te dekriminalizohet mbrohen viktimat dhe shendeti publik 68b352f7179dc

Tregu i punës së seksit në Shqipëri, Hoxhaj: Të dekriminalizohet! Mbrohen viktimat dhe shëndeti publik

August 30, 2025
min lexim

Përmasat e pakontrolluara të turizmit të seksit në Shqipëri kanë nxitur reagimin e shoqërisë civile, të cilët mendojnë se penalizimi i mëtejshëm i punës së seksit, sipas Kodit Penal në fuqi, nuk e zgjidh problemin, por e shtyn atë drejt më shumë rreziqeve, si dhunë, shfrytëzim dhe shëndet publik të cenuar nga sëmundjet seksualisht të transmetueshme.

Sipas drejtueses së Shoqatës së Personave të Prekur nga HIV/Aids, Olimbi Hoxhaj, dekriminalizimi do të sillte më shumë përfitime.

“Legalizimi i punës së seksit duhet parë me shumë vëmendje nga ministritë. Është bërë një përpjekje shumë vite më parë për ta dekriminalizuar punën e seksit, por ajo që ndodhi ishte se kur u çua në Gjykatën Kushtetuese, jo vetëm nuk u dekriminalizua, por u penalizuan edhe ata që merrnin shërbimin. Nëse flasim për një situatë me përmasa të tilla të turizmit seksual në vend, duhet ta legalizojmë punën e seksit në Shqipëri. Pse? Sepse:

E kemi të kontrolluar;

E dimë kush e ushtron atë sepse janë të certifikuar;

Ruhet shëndeti publik i popullatës nga përhapja e SST-ve;

Shteti merr pjesën e tij nga taksimi i këtij shërbimi.

Kështu nuk do të kemi më vatra të përhapjes së sëmundjeve seksualisht të transmetueshme, por do kemi vende ku njerëzit, për nevojat e tyre, për frustrime emocionale e nevoja biologjike, do të gjejnë partnere. Kështu shëndeti i popullatës është i siguruar,” shprehet znj. Hoxhaj.

Diskutimet për Kodin e Ri Penal shihen nga shoqëria civile si një moment i rëndësishëm që institucionet të marrin në konsideratë tregun ilegal të seksit në Shqipëri, i cili tashmë po synohet edhe nga të huajat. Kjo me qëllim kontrollimin dhe mbrojtjen e atyre që përfshihen në këtë treg,  sidomos kur nuk është një zgjedhje e lirë, por një rrugë mbijetese.

“Jemi në një moment deciziv, sepse është duke u diskutuar drafti i ri i Kodit Penal që të bëhen dëgjesa me OJF-të për të arritur një dakordësi, që ne të mendojmë seriozisht për legalizimin e punës së seksit në Shqipëri,” thekson ajo.

Vendet që e kanë dekriminalizuar, thotë znj. Hoxhaj, kanë parë përmirësim në treguesit e shëndetit publik, sigurinë e ofruesve të shërbimit dhe mbrojtjen nga trafikimi i qenieve njerëzore.

Shoqëria civile propozon një qasje që nuk ndëshkon trupin e gruas apo të individit, por të fokusohet tek shfrytëzuesit, trafikantët dhe ata që ushtrojnë dhunë.

Deklarata e plotë e drejtueses së Shoqatës së Personave të Prekur nga HIV/AIDS, znj. Olimbi  Hoxhaj

Diskutimet mbi Draftin e Kodit te ri Penal e shohim si një moment shumë të rëndësishëm dhe si shoqëri civile, e kemi ndjekur me vëmendje këtë proces. Mendojmë se penalizimi i mëtejshëm i punës së seksit nuk e zgjidh problemin, përkundrazi, e shtyn edhe më thellë në hije, rrit rreziqet për dhunë, shfrytëzim dhe  rritje të infeksioneve ST dhe e bën më të vështirë aksesin ne kujdes shëndetësor apo ndihmë juridike.

Dekriminalizimi i punës se seksit është një hap i domosdoshëm. Jo për ta promovuar, por për ta rregulluar, kontrolluar dhe mbrojtur ata që përfshihen në të, sidomos kur nuk është një zgjedhje e lirë, por një rrugë mbijetese. Vendet që e kanë dekriminalizuar, kanë parë përmirësim në treguesit e shëndetin publik, sigurinë e ofruesve të shërbimit dhe mbrojtjen nga trafikimi i qenieve njerëzore.

Ne propozojmë një qasje që nuk ndëshkon trupin e gruas apo të individit, por fokusohet në shfrytëzuesit, tek trafikantët dhe ata që ushtrojnë dhunë. Dhe paralelisht, shteti duhet të ofrojë alternativa, punësim, arsim, strehim, mbështetje psikologjike, që askush të mos detyrohet të shesë trupin për të mbijetuar.

Ky është momenti për të reflektuar si shoqëri: a do t’i ndëshkojmë me tej njerëzit në nevojë, apo do t’i mbështesim që të dalin nga situata ku ndodhen?

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

sadiku pyet arifin ku jane sherbimet digjitale te likoves 68b35196de3f0
Lajmi i mëparshëm

Sadiku pyet Arifin: Ku janë shërbimet digjitale të Likovës?

maksuti ky do te jete viti im 68b3535ab329e
Lajmi i radhës

Maksuti: Ky do të jetë viti im

Të fundit nga

ShkoLartë