tregtaret prodhuesit dhe distributoret pasdite ne takim tek durmishi per cmimet e ushqimeve 6895d81872aa3

Tregtarët, prodhuesit dhe distributorët pasdite në takim tek Durmishi për çmimet e ushqimeve

August 8, 2025
1 minut lexim

Shkup, 8 gusht – Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, sot pasdite do të ketë takim me tregtarët, prodhuesit dhe distributorët ku do të bëhet fjalë për çmimet e produkteve ushqimore. Siç informoi ai, ky do të jetë një paralajmërim i fundit dhe një paralajmërim për ta që të sillen në mënyrë të përshtatshme. Në të kundërtën, paralajmëron ai, “Qeveria do të marrë masa të rrepta”.

null

“Kërkesa jonë është që të veprojnë në mënyrë adekuate, të mos rrisin çmimet. Ky do të jetë paralajmërimi dhe vërejtja e fundit për ta. Përndryshe, do të marrim masa që do të jenë rigoroze. Nëse sillen si në muajt e kaluar, do të ndërmarrim hapa të duhur, do të marrim vendim të ashpër. Duke i thirrur ata në takim, nënkupton se përgatitemi të ndërmarrim masa”, ka thënë ministri duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve pas konferencës për shtyp ku ai promovoi shportën shkollore.

Burimi: zhurnal.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

cerdhja bambi ne cair gati per hapje 6895d32fec07a
Lajmi i mëparshëm

Çerdhja “Bambi” në Çair, gati për hapje

gjendet i pajete prane baneses 47 vjecari ne shkoder dyshohet se eshte pickuar nga bletet 6895e178b10b8
Lajmi i radhës

Gjendet i pajetë pranë banesës 47-vjeçari në Shkodër, dyshohet se është pickuar nga bletët

Të fundit nga

Moti sot: I vranët, me reshje shiu

Sot pritet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe intervale të shkurta me diell, ku pritet herë pas here të ketë reshje të pakta lokale shiu. Era do të fryjë kryesisht
ShkoLartë