tregova te mirat dhe te keqijat e mija juela komenton rrugetimin e saj ne big brother 69d65afa17113

“Tregova të mirat dhe të këqijat e mija”/ Juela komenton rrugëtimin e saj në Big Brother

April 8, 2026
1 minut lexim

Juela Nikolli, banorja e Big Brother VIP 5 që la shtëpinë mbrëmjen e djeshme, e ftuar sot në “Shqipëria Live” komentoi të gjithë rrugëtimin e saj brenda shtëpisë më të madhe në Shqipëri.

Juela shprehu se ndryshimi i saj nga një vajzë e brishtë, në një lojtare agresive erdhi në mënyrë natyrale pas hyrjes së Rogertit duke qenë se edhe loja u u bë më agresive.

Për incidentin e saj me Gretën, ajo tha se veprimi i kësaj të fundit ishte i papranueshëm dhe shtoi se i erdhi mirë që Vëllai i Madh vendosi ta përjashtonte banoren.

“Kisha nevojë të pushoja, fola me miqtë dhe familjen. Familja ime ishte e lumtur, mamaja dhe babai u zhgënjyen pak sepse nuk arrita dot finale.

Aty brenda jam munduar ta ndaj lojën nga njeriu, gjestet që bënë ata kur dola nuk mu duken të hijshme, megjithëse ka qenë e ditur tashmë se çfarë qëndrimesh ka patur Selin ndaj meje në atë shtëpi.

Ortakëria ime me Rogertin erdhi shumë rrjedhshëm. Nuk besoj që më ngeli Rogerti. Në javët e para isha në komfort zonë, po i jepja vetes kohë të ambientohesha me formatin. Kur erdhi Rogerti erdhi një pike e lojës që u bë më e ashpër dhe unë i kam thënë atij gjithmonë që nuk i mbështes shumë nga gjërat që ka bërë ai. E gjeta të përbashkët dëshirën për lojën, pra fakti që ne nuk kishim frikë të gjykoheshim. Fakti që u bëra antagoniste e lojës së Selin më bëri akoma më të fortë.

Unë kam hyrë vetëm dhe dola vetëm. Isha një banore që nuk bëri kompromise, mund të kisha përdorur Senon apo Stenaldon, nuk ka qenë synimi im dhe nuk e bëra”, u shpreh Juela.

Së fundmi ish banorja komentoi edhe incidentin që ndodhi mes saj dhe Gretës, ku kjo e fundit e pështyu.

“Veprimi i Gretës ndaj meje ishte i pa tolerueshme, më erdhi mirë që mori atë vendim Vëllai i Madh për të. Më vjen keq që shkoi aty ku shkoi situata sepse do mbahet mend për këtë gjë në këtë edicion”, tha ish-banorja.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

gjyqi per ilir meten gjykata kushtetuese pritet te shpalle ne vendimin ish presidenti kerkon lirine 69d6596027d81
Lajmi i mëparshëm

Gjyqi për Ilir Metën, Gjykata Kushtetuese pritet të shpallë në vendimin, ish-presidenti kërkon lirinë

imerlije saliu zgjidhet problemi i sigurimit shendetesor per punonjesit e np komunalec ne gostivar 69d6612438562
Lajmi i radhës

Imerlije Saliu: Zgjidhet problemi i sigurimit shëndetësor për punonjësit e NP “Komunalec” në Gostivar

Të fundit nga

Vjosa Osmani takohet me deputetin Haxhi Avdyli

Vjosa Osmani është takuar me deputetin Haxhi Avdyli, në bazë të pamjeve. Edhe pse nuk janë bërë publike detaje konkrete, takime të tilla zakonisht shërbejnë për koordinim dhe shkëmbim mendimesh mbi zhvillimet
ShkoLartë