tre te vdekur dhe dy te lenduar ne aksident ne autostraden shtip radovish 68c3e871e2fd4

Tre të vdekur dhe dy të lënduar në aksident në autostradën Shtip-Radovish

September 12, 2025
1 minut lexim

Tre punëtorë humbën jetën dhe dy u lënduan rëndë në një aksident të rëndë trafiku në autostradën Shtip-Radovish, me ç’rastë një furgon që transportonte punëtorë ra nga ura e lumit Baltaliska këtë mëngjes, pranë fshatit Lakavicë të Shtipit.

Drejtori i Qendrës së Shëndetit Publik “Pance Karagjozov”, Goran Andonov, për MIA-n tha se ekipi mjekësor i Shërbimit të Mjekësisë Emergjente ka shpallur dy persona të vdekur në vend, ndërsa punëtori i tretë ka ndërruar jetë më vonë nga plagët e marra. Sipas informacioneve fillestare, bëhet fjalë për punëtorë të huaj nga Bangladeshi që punonin për një kompani të Strumicës. Një punëtor dhe shoferi i furgonit janë gjithashtu të lënduar.

Drejtori i Spitalit Klinik të Shtipit, Vladko Zahariev, për MIA-n tha se një person aktualisht është i shtruar në spital dhe po kontrollohet nga mjekët.

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

keshilli ekzekutiv i lsdm se ka percaktuar edhe kater kandidate te rinj per kryetare te komunave 68c3e7cec7ccd
Lajmi i mëparshëm

Këshilli Ekzekutiv i LSDM-së ka përcaktuar edhe katër kandidatë të rinj për kryetarë të komunave

i vodhi nje shume parash nje 52 vjecari procedohet 40 vjecari ne korce 68c3e9d61e49e
Lajmi i radhës

I vodhi një shumë parash një 52-vjeçari, procedohet 40-vjeçari në Korçë

Të fundit nga

ShkoLartë