tre te mitur grabisin vilen e brad pitt 689cbadbbe210

Tre të mitur grabisin vilën e Brad Pitt

August 13, 2025
1 minut lexim

Policia e Los Angelesit ka lidhur zyrtarisht një vjedhje në shtëpinë e Brad Pitt në qershor me një sërë vjedhjesh të tjera në pronat që u përkasin personazheve të famshëm.

Shefi i policisë së Los Anxhelosit, Jim McDonnell, njoftoi arrestimin e katër të dyshuarve, duke thënë se ata ishin një grup që po kryente vjedhje në shtëpitë e “banorëve të ndryshëm të profilit të lartë” në të gjithë qytetin, duke shtuar se “disa nga vjedhjet përfshinin shtëpitë e aktorëve dhe atletëve profesionistë”.

McDonnell nuk e përmendi emrin e Pitt, por tha se çështja filloi nga një hetim për vjedhje më 25 qershor të një banori në bllokun 2300 të North Edgemont Drive, që korrespondon me datën dhe vendndodhjen e grabitjes në shtëpinë e aktorit.

Pas një operacioni mbikëqyrjeje, u arrestuan katër të dyshuar të moshës 16-18 vjeç dhe u gjetën “shumë sende të marra”. McDonnell shtoi se të dyshuarit ishin “të dokumentuar ose të lidhur me një bandë kriminale”.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

gramsh frike per perhapjen e semundjeve nis groposja e kafsheve te djegura 689cb7940c896
Lajmi i mëparshëm

Gramsh/ Frikë për përhapjen e sëmundjeve, nis groposja e kafshëve të djegura

ibrahimi me kenaqesi mora pjese ne jubileun e 100 te dhurimit te gjakut 689cbedbcec34
Lajmi i radhës

Ibrahimi: Me kënaqësi mora pjesë në jubileun e 100 të dhurimit të gjakut

Të fundit nga

ShkoLartë