tre shofere ndeshkohen per shkelje te renda te rregullave te trafikut ne ferizaj 69186e4ea9abf

Tre shoferë ndëshkohen për shkelje të rënda të rregullave të trafikut në Ferizaj

November 15, 2025
1 minut lexim

Janë ndëshkuar tre shoferë për kundërvajtje të rënda në komunikacionin rrugor në rajonin e Ferizajt.

Policia ka njoftuar se shoferët u ndaluan për tejkalim të shpejtësisë së lejuar dhe tejkalim në vijë të plotë.

“Më datë 13.11.2025, në rrugën magjistrale Ferizaj–Gjilan, në fshatin Sojevë, janë ndaluar shoferët A.K. (50 vjeç) me veturën BME 120 dhe D.I. (20 vjeç) me veturën VE Golf, të dy me targa vendore, të cilët kanë kryer kundërvajtje duke realizuar tejkalim në vijë të plotë”, njofton Policia.

Bëhet e ditur se ndaj tyre janë shqiptuar masa ndëshkuese: gjobë prej 200 eurosh, 2 pikë negative dhe heqje e patentë-shoferit për 3 muaj.

Kurse, të shtunën u ndalua shoferi me inicialet R.H për tejkalim shpejtësie, i cili u dënua me 400 qind euro.

“Më datë 15.11.2025, rreth orës 01:06, në rrugën “Rexhep Bislimi”, në zonën me kufizim shpejtësie 40 km/h, është ndaluar shoferi R.H. (25 vjeç), i cili me veturën Suzuki ka zhvilluar shpejtësi 126 km/h. Ndaj tij është shqiptuar gjobë prej 400 eurosh dhe masë mbrojtëse – ndalim i drejtimit të mjeteve në territorin e Republikës së Kosovës për 9 muaj, pasi posedonte patentë-shoferi të huaj”, njofton Policia.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

rusia godet kievin me sulm gjate nates ndersa luftimet intensifikohen ne pokrovsk 69186773d8820
Lajmi i mëparshëm

Rusia godet Kievin me sulm gjatë natës ndërsa luftimet intensifikohen në Pokrovsk

maturia nje stil jetese me vlere te madhe 69186f7429f58
Lajmi i radhës

Maturia, një stil jetese me vlerë të madhe

Të fundit nga

Shifrat e dhunës familjare për një javë

Zyra për Mbrojtje dhe Ndihmë të Viktimave (ZMNV) ka publikuar raportin javor të punës për periudhën 28.11.2025 – 05.12.2025, ku rezulton se në nivel vendi janë trajtuar 43 raste të reja, shumica
ShkoLartë