tre dite greve paralizohet belgjika sindikatat bllokojne te gjithe vendin 6925b44a8d6db

Tre ditë grevë, “paralizohet” Belgjika, sindikatat bllokojnë të gjithë vendin

November 25, 2025
1 minut lexim

Një grevë tre ditore, e nisur të hënën po paralizon Belgjikën.

Aksioni i ndërmarrë nga sindikatat e fuqishme vendase është një formë proteste ndaj reformave sociale dhe buxhetore të planifikuara nga qeveria, të cilat i quajnë “çmontim social”.

Greva ka prekur rëndë transportin, shkollat, spitalet dhe shërbimet publike, dhe pasoja e saj do të ndihen edhe në Gjermani. Kështu disa nga trenat ICE në linjën e ngarkuar Bruksel-Këln u anuluan.

Sipas agjencisë së lajmeve Belga transporti publik do të jetë veçanërisht i prekur prej grevës që vazhdon deri të mërkurën. Pavarësisht ngërçit të krijuar, qytetarët ofrojnë mbështetjen e tyre.

“Unë i mbështes grevat, edhe nëse për mua nuk është një situatë fort e këndshme, sepse jam nënë dhe nesër duhet të gjej një zgjidhje midis punës sime dhe kujdesit për fëmijët e mi. Mendoj gjithsesi se është e drejtë që njerëzit të dalin në rrugë dhe të thonë atë që duan”, tha punonjësja Sarah Latré.

“Mua më duhet të punoj, por grevistët i mbështes sepse kjo reforma e pensioneve është vërtet shqetësuese. Por unë punoj si mësuese dhe nuk dua t’i lë fëmijët vetëm”, deklaroi mësuesja Sofie Verschueren.

Pas grevës së hekurudhave gjatë ditës së hënë, të martën grevave në Belgjikë i bashkohet edhe personeli i spitaleve, punonjësit e kopshteve dhe mësuesit.

Në grevë pritet të marrin pjesë edhe punonjësit e sektorit publik të shërbimeve postare, të pastrimit dhe mbledhjes së mbeturinave si dhe të transportit lokal.

Ndikimin më të madh sidoqftë pritet ta ketë dita e mërkurë, kur pjesë e grevës së përgjithshme mbarëkombëtare do të bëhen edhe sindikatat e sektorit privat, ndërsa më të mëdha të vendit, Bruksel-Zaventem dhe Charleroi, njoftuan se nesër nuk pritet të ketë nisje fluturimesh.

Në marrëveshjen e buxhetit, të arritur me shumë vështirësi, qeveria belge ka përfshirë kursime të ndjeshme buxhetore prej 9.2 miliardë eurosh deri në vitin 2029.


Top Channel

Burimi: top channel

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

e rende ne zelanden e re historia perseritet humbin jeten dy alpiniste shpetojne mrekullisht te tjeret 6925b29a1c7c4
Lajmi i mëparshëm

E rëndë në Zelandën e Re, historia përsëritet/ Humbin jetën dy alpinistë, shpëtojnë mrekullisht të tjerët

demo bashkite trefishojne te ardhurat dhe afrohen me standardet e be se 6925b7562b9e1
Lajmi i radhës

Demo: Bashkitë trefishojnë të ardhurat dhe afrohen me standardet e BE-së

Të fundit nga

ShkoLartë