tre deputete behen kryetare komunash kuvendi duhet te konstatoje nderprerjen e mandateve 69089292884b1

Tre deputetë bëhen kryetarë komunash, Kuvendi duhet të konstatojë ndërprerjen e mandateve

November 3, 2025
1 minut lexim

Në Kuvend janë paraqitur njoftime për ndërprerjen e mandateve të Jane Micevskit, Beti Stamenkovska Trajkovskës dhe Dejan Prodanovskit nga funksioni i deputetit. Këto njoftime vijnë pas zgjedhjes së tre deputetëve të VMRO-së si kryetarë komunash: Micevski në Komunën Sopishtë, Stamenkovska Trajkovska në Kisella Vodë dhe Prodanovski në Prilep, në kuadër të zgjedhjeve lokale të mbajtura më 19 tetor dhe 2 nëntor.

Në seancën e sotme të Kuvendit – të parën pas raundit të dytë të djeshëm të zgjedhjeve lokale – pritet të konfirmohet ndërprerja e mandateve të tyre si deputetë.

Në këtë seancë, para deputetëve pritet të flasë edhe kryetari i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Teodoros Rusopulos.

Në vend të Stamenkovska Trajkovskës dhe Micevskit, në Kuvend pritet të hyjnë kandidatët vijues nga lista e Njësisë Zgjedhore 1, ndërsa në vend të Prodanovskit – kandidati vijues nga Njësia Zgjedhore 4.

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

personat e palumtur merziten me gezimin e te tjereve 69088158a43aa
Lajmi i mëparshëm

Personat e palumtur, mërziten me gëzimin e të tjerëve

vuante nga probleme te shendetit mendor 51 vjecari ne vlore vret veten me thike brenda baneses 690893f55b9e4
Lajmi i radhës

Vuante nga probleme të shëndetit mendor, 51-vjeçari në Vlorë vret veten me thikë brenda banesës

Të fundit nga

Gazeta Bota sot ju uron Vitin e Ri 2026!

Ndërsa hyjmë në një vit të ri, duam t’ju falënderojmë nga zemra që na zgjodhët për t’u informuar dhe për të qëndruar pranë nesh edhe gjatë këtij viti që lamë pas –
ShkoLartë