trazira ne madagaskar presidenca paralajmeron perpjekje per grusht shteti pas bashkimit te ushtareve me protestuesit 68ebccbd128b0

Trazira në Madagaskar/ Presidenca paralajmëron përpjekje për grusht shteti pas bashkimit të ushtarëve me protestuesit

October 12, 2025
1 minut lexim

Presidenca e Madagaskarit  ka njoftuar të dielën se disa persona po përpiqen ta marrin pushtetin me forcë dhe në mënyrë të paligjshme.

Kjo ndodhi një ditë pasi disa ushtarë iu bashkuan një lëvizjeje proteste që ka filluar më 25 shtator, raporton Reuters.

Protestat po udhëhiqen nga të rinjtë dhe janë sfida më e madhe për presidentin Andry Rajoelina që kur ai u rizgjodh në vitin 2023. Disa nga këta ushtarë janë nga njësia speciale CAPSAT.

Kjo njësi ndihmoi Rajoelinën ta merrte pushtetin me forcë në vitin 2009, mirëpo tani ata po u thonë ushtarëve të tjerë të mos ndjekin më urdhrat dhe të bashkohen me protestuesit.

Protestat në Madagaskar, të frymëzuara nga lëvizja “Gjenerata Z” në Kenia dhe Nepal, filluan për shkak të mungesës së ujit dhe energjisë elektrike.

Por tani ato janë përshkallëzuar. Protestuesit kërkojnë që presidenti Rajoelina të japë dorëheqje dhe të kërkojë falje për dhunën ndaj protestuesve. 

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

mini pc beelink ser9 pro me amd ryzen 7 h 255 68ebcc70b98f6
Lajmi i mëparshëm

Mini-PC Beelink SER9 Pro me AMD Ryzen 7 H 255

video sulmi me arme zjarri ne nje lokal vdesin 4 persona dhe plagosen mbi 20 te tjere 68ebce70d2bf3
Lajmi i radhës

VIDEO/ Sulmi me armë zjarri në një lokal, vdesin 4 persona dhe plagosen mbi 20 të tjerë

Të fundit nga

Fundjavë me vranësira dhe riga shiu në vend

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë fundjavës pritet të mbajë mot kryesisht i vranët, me riga shiu në disa zona. Të shtunën parashihen vranësira dhe vende-vende riga shiu. Temperaturat minimale
ShkoLartë